Politike10 Mars 2023, 16:38

Meta e la në baltë, Berisha 1 javë afat për të gjetur koalicionin; neni 65 rrënon planet e “non gratës”

Shkruar nga Pamfleti

Meta e la në baltë, Berisha 1 javë afat për të gjetur

Berisha është vërtet në hall. Sipas burimeve, ai ka mbledhur këto ditë Oerd Bylykbashin dhe gjithë juristët për të gjetur një mekanizëm për të hyrë në zgjedhje, por nuk ka asnjë rrugë përtej nenit 65...

Është konfirmuar tashmë se Partia e Lirisë dhe Foltorja nuk do të futen në zgjedhje si koalicion. Ndonëse Ilir Meta shihej si kamardare shpëtimi për Berishën, në fakt ata do shkojë të ndarë më 14 maj.

Një ditë më parë u bë e ditur një gjë e tillë sepse Meta prezantoi kandidatët e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe sot i shkoi në zyrë Berishës. Të dy kur folën për mediat dhe konfirmuan se nuk do jenë koalicion zyrtar. Meta tha se do mbështesë kandidatët e “primareve” për kryetarë bashkie, ndërsa sa i takon këshillave bashkiakë, ai do të luftojë i vetëm.

Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim! Kandidatet e Primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. E kam thënë dhe më parë, nga Tropoja deri në Sarandë, i konsiderojmë kandidatë dhe të Partisë së Lirisë. Shumica dërrmuese e Këshillave Bashkiakë do jetë e opozitës së bashkuar”, tha Ilir Meta.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Sali Berisha, që vulosi se ai do të futet në zgjedhje me partitë e tij aleate dhe jo me Metën. 

Diskutimi bashkërendimi për të shkuar drejt fitores.  Edhe koalicionet janë në disktutim. Në rrafshin politik koalicioni do të jetë shumë i gjerë. Në rrafshnin elektoral janë duke u marrë ekspertët më të mirë zgjedhorë. Opozita do ta mundë Edi Ramën”, tha Berisha.

Nëse shohim Kodin Zgjedhor, në nenin 65 të tij, jepen detaje për koalicionet. Regjistrimi i tyre në zgjedhje duhet të bëhet brenda 60 ditësh nga mbajtja e zgjedhjeve dhe Berisha ka rreth 1 javë kohë. Në fund të javës që vjen mbyllen afatet për regjistrimin e koalicioneve. Problemi tjetër është se Berisha duhet të gjejë një parti që të jetë drejtuesja e koalicionit. Logon e PD ai nuk e përdor dot. Po ashtu, kur të bëhet fleta e votimit, te koalicioni secila parti do ketë logon e saj. Pra, nëse marrim këshillat bashkiakë, çdo kandidat do ketë në krahë të tij logon e partisë që përfaqëson. Me pak fjalë, demokratët që i shkojnë pas Berishës duhet të votojnë për një parti tjetër, pasi logoja e PD nuk do figurojë askund. Po ashtu, në nenin 66 theksohet qartë se logot nuk duhet të jenë të njëjta sepse krijojnë konfuzion.

Meta e la në baltë, Berisha 1 javë afat për të gjetur
Përcaktimet në Kodin Zgjedhor

Pra Berisha është vërtet në hall. Sipas burimeve, ai ka mbledhur këto ditë Oerd Bylykbashin dhe gjithë juristët për të gjetur një mekanizëm për të hyrë në zgjedhje, por nuk ka asnjë rrugë përtej nenit 65. E vetmja rrugë është që Kujtim Gjuzi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Artur Roshi, Sali Shehu, etj., të krijojë një koalicion dhe lista e kandidatë do të jetë me emrat që dolën nga “primaret”. Por Berisha nuk do figurojë askund, pasi drejtimin e koalicionit zyrtarisht duhet ta ketë një prej emrave më sipër. /Pamfleti

meta berisha koalicion