Politike10 Mars 2023, 13:56

“Nuk do të ketë koalicion me Metën”, Spahiu: Berisha do të shkojë i vetëm në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk do të ketë koalicion me Metën”, Spahiu: Berisha

Analisti Kreshik Spahiu thotë se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk do të bëjë një koalicion me ish-kryeministrin Sali Berisha për zgjedhjet e 14 majit.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu u shpreh se Berisha do të garojë i vetëm në zgjedhje, megjithëse nënvizoi se do ta ketë të vështirë që të regjistrohet.

Sipas Spahiut, Berisha-Meta nuk do të bëjnë koalicion as në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2025.

Padyshim që nuk do të respektohet. Unë jam i bindur, edhe në zgjedhjet e 2025-s nuk do të ketë një koalicion të LSI-së me Sali Berishën. Mendoj që Berisha do të shkojë i vetëm. Unë mendoj që Berisha do ta ketë të vështirë edhe në këto zgjedhje të regjistrohet. Është një grupim i cili po shkon drejt shkrirjes dhe shpërbërjes përfundimtare”, u shpreh Spahiu.

 

meta berisha koalicion