
Migen Qiraxhi drejtues nga “Qëndresa Qytetare” duke komentuar përbërjen e Parlamentit të ri, që nis punën në shtator 2025, tha se kemi një përplasje dramatike mes asaj që kemi qenë dhe që kemi sot.
Nga studio e News24, Qiraxhi tha se dikur në Parlamentin shqiptar kishte njerëz të nderuar, figura të ndritura si Gjergj Fishta, ndërsa në Parlamentin e ri do të jetë Sara Mile apo Zegjine Ccaushi.
“Na bën krenar Parlamenti aktual apo jo? Po ne duhet të shkojmë pak mbrapa, për të kuptuar nëse kemi pasur ndonjëherë. Edhe si apasionuar pas historisë, e vetmja periudhë që mund t’i referohem që mund të them se kemi pasur një lloj krenarie ishte ai i vitit 2021-2023, kur emrat ishin Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Shefqet Vërlaci, Ahmet Zogu, Eshref Frashëri, Ali Këlcyra, Ndre Mjeda, Rexhep Mitrovica, Mustafa Kruja, Pandeli Vangjeli, shumica e këtyre sot i kemi emra rrugësh apo institucionesh.
Ajo që do vijë është Sara Mile, Zegjine Çaushi. Këto mund të jenë mirë brenda shtëpisë së tyre poltike, por nuk janë emra që donte një Parlament për t’u ndjerë krenarë. Një përplasje dramatike mes asaj që kemi qenë dhe çfarë jemi. Në legjislaturën e fundit, vetëm mbikqyrje të Parlamentit ndaj Qeverisë nuk kemi parë, ka rezultuar thjesht një noter”, tha Qiraxhi.
Lini një Përgjigje