
Deputeti socialist Erion Braçe duket se ka qenë i vëmendshëm ndaj ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama, i cili u la dy javë kohë, deputetëve të Qarkut të Tiranës dhe çdo strukture vendore, përfshi edhe inspektoratet, për të evidentuar zënien e hapësirave që i përkasin komuniteteve nga pronarë biznesesh.
Braçe ka publikuar në rrjetin social zaptimin e hapësirave publike në zonën e Bllokut “1 Maji”, në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se është zaptuar hapësira publike duke e rrethuar me rrjet.

“Hyrja e bllokut 1 maji përballë postës, buzë unazës së vogël, hapësira publike pra, hapësira publike! Ka rrethuar pallatin me gjithë banorë brenda, ka marrë trotuarin, njerëzit i ka hedhur në korsinë e biçikletës dhe më e bukura, i ka hapur vrimë pemës që të rritet!! Batërdi! Bëhu deputet në Tiranë po deshe dhe mbro interesat e njerëzve kështu!”, tha ai.
Gjatë paradites, Kryeministri Rama u shpreh se nuk do të tolerohet më zënia e hapësirave, duke i lënë jo më shumë se dy javë kohë kujdo që ka zënë hapësirat, për ti liruar vetë ato.
Lini një Përgjigje