TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2026, 08:20

Mijëra qytetarë i kërkojnë të largohet, Rama ironizon protestuesit; publikon manifestin e ‘dorëheqjes’

Shkruar nga Pamfleti
Mijëra qytetarë i kërkojnë të largohet, Rama ironizon
Postimi i Edi Ramës

Në vend të një përgjigjeje politike për pakënaqësitë e ngritura gjatë këtyre 27 ditëve, Rama zgjodhi ta trajtojë protestën me ironi dhe tallje përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me tallje protestuesve që prej 27 ditësh dalin çdo ditë në shesh për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe ndryshim politik. Në vend të një reagimi për kërkesat e artikuluara nga qytetarët, Rama publikoi në rrjetet sociale mesazhin e një qytetarëve që e ftojnë të japë dorëheqjen, por vetëm në vitin 2030, duke e kthyer debatin në ironi.

Prej 27 ditësh, mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin para Kryeministrisë dhe rrugët e Tiranës, ndërsa protesta është shtrirë edhe jashtë kufijve. Shqiptarë në vende të ndryshme të Europës, në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada kanë organizuar tubime ku kanë artikuluar ankesa ndaj qeverisë dhe klasës së vjetër politike.

Në postimin e shpërndarë nga Rama, shkruan se "qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë", por më pas rendit si arsye për dorëheqje ato që kryeministri i ka paraqitur vazhdimisht si arritje të qeverisë, si rritja e turizmit, aeroportet, hapja e negociatave me Bashkimin Europian, investimet, rritja e pagave dhe pozicioni ndërkombëtar i Shqipërisë.

Mesazhi përfundon me thirrjen: "Dorëhiqu... në 2030", ndërsa Rama e shoqëroi postimin me komentin se e "mirëkupton plotësisht" kërkesën dhe e "pranon përulësisht", duke u uruar ndjekësve një ditë të qetë.

Reagimi i kryeministrit vjen ndërsa protestuesit kanë hyrë në javën e katërt të mobilizimit dhe kanë deklaruar se do ta vazhdojnë protestën deri në realizimin e kërkesave të tyre. Në vend të një përgjigjeje politike për pakënaqësitë e ngritura gjatë këtyre 27 ditëve, Rama zgjodhi ta trajtojë protestën me ironi dhe tallje përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se dje, qeveria shpalli "non grata" shtetasen e Kosovës, Ikballe Huduti, e cila kishte marrë pjesë në protestën para Kryeministrisë. Ministria e Brendshme njoftoi se vendimi u mor për arsye që lidhen me sigurinë kombëtare, ndërsa në deklaratat publike u artikuluan pretendime për lidhje të saj me rrjete të ndikimit iranian.

Ky nuk është rasti i parë kur kryeministri tenton ta zhvendosë debatin nga kërkesat e protestuesve drejt identitetit të pjesëmarrësve apo ndikimeve të pretenduara të jashtme. Në reagimet e tij publike janë përmendur herë "grekët", herë "iranianët", herë "rusët", ndërsa në një tjetër rast Rama ia atribuoi mobilizimin edhe rolit të algoritmeve të rrjeteve sociale, duke refuzuar të marrë përsipër përgjegjësinë e 13 viteve qeverisje.

"MIRËMËNGJES
dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë
Manifesti i s'dorheqjes
Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si 'Millennials' me shpresën që "Gen Z" nuk do më denigrojë me komente.
Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.
Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).
Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.
Dorëhiqu për aeroportet!
Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!
Dorëhiqu për negociatat që u hapen!
Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.
Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!
Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.
Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!
Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.
Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.
Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.
Ose mendoje kështu: Dorëhiqu...në 2030!
Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri", shkruan Rama në reagim.

 

protestat kunder edi rames rama tallet me protestuesit

4 Komente

  1. R
    Realiteti

    Batuta mund te bejme sa te duam. Po tani ka kaluar koha e tyre. Konsumi jot eshte maksimal. Shqiptaret nuk po e mbyllin dot muajin. Kosto e jeteses ka vajt ne stratosfere. Gjithcka me pagese. Zhvleresimi i euros i frikshem, ne nje kohe ku pjese e konsiderueshme e familjeve shqiptare mbijetojne me ndihme nga emigracioni. I ke bere ketij vendi dhe ketij populli nje dem te pariparueshem. Mund te insistosh gjithe kohen ne psikopatine tende, por realiteti eshte ndryshe. Mundohe nje here ne jeten tende ta prekesh. Je pasanik por popullin tend e ke fundos deri ne fyt. Leku droges qe u derdh lum ne ekonomine shqiptarr me bekimin tend, e ka shkaterruar kete treg, ka nxjerr jashte loje shtresen e mesme. Me thote njeri pse tani qe SPAK vertetoi pastrimin e parave te pista ne Shqiperi ne ndertim, prape institucionet e tjera ligjzbatuese nuk veprojne. Tatimet me vrap, pa u gdhirr duhet te shkonin te Zamiri, Dulaku, Ulaj, Lilo, Shtufi e sa e sa te tjere te benin analizen e te ardhurave dhe kostove. Agjencia e inteligjences financiqre, banka e Shqiperise te kontrolloj gjithe transaksione. A justifikohet ky ekspansion?!?!? Kemi ndertuar nje ekonomi fals, virtuale me baze lekun e droges. Dhe dikush do paguaj per kete. Deri sot njerezit jane ushqyer me meme me batuta, por tani u derdh kupa. Tryeza ka mbetur bosh. Nuk ta fal kush.

    1. D
      Doktori

      Te semureve psiqike i u vendoset ajo qe ne mjeksi quhet “kemisha e forces” per t’i dominuar qe te mos bejne deme!

      1. A
        Anna Anna

        Populli shqiptar ???????? Simbolika e atleteve mbi peshore është:Ju shtyp me këmbë,ju shpërfytuyroj dhe ju s'keni se çfarë të më bëni!...E tmerrshme!...Si mund të jetë Ky vrasës kryeministri ynë,si mund të jetë ky gangster,ky mafioz,ky imoral kryeministri ynë!Ngreu i populli shqiptar ???????? dhe tregojini këtij krimineli:Se ne i dalim Zot Shqipërisë ???????? I bëj thirrje pjesës së shëndetshme të Partisë Socialiste që të mblidhet urgjentisht dhe t'a shkarkojë këtë batakçi që tallet me popullin shqiptar ???????? I bëj thirrje : Gjykatës Kushtetuese që t'a arrestojë Edi Ramën për Tradhti Kombëtare ???? I bëj thirrje SPAK që t'a arrestojë Edi Ramën për korrupsionin galopant në të gjitha institucionet shtetërore!I bëj thirrje Prokurorisë së Shqipërisë që t'a arrestojë për pasuritë qënka dhe t'ia sekuestrojë ato në emër të Popullit Shqiptar!... I bëj thirrje Presidentit të Republikës që të mos dekretojë asnjë ligj që nuk miratohet me konsensus të gjerë! I bëj thirrje rrugaçiit Edi Rama ???? që të lëshojë vet mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë...sepse s'mund të jetë më përfaqësues i popullit shqiptar që ky gojështhurur ebshkel me këmbë! Poshtë Gangsterizmi qeveritar shqiptar i kryesuar nga Kryemafiozi Edi Rama ???? Poshtë qeveria gangstere e Edi Ramës ???? Rroftë Shqipëria ???????? Rroftë Rinia Shqiptare ???????? Rroftë populli shqiptar ???????? Rroftë Liria ❤️

        1. L
          Lym Tuti

          O km qe me reveranca karagjozesh me servilizmi karshi BE dhe politicians Nderkombetare , me mashtrime e genjeshtra , kerkon Te Trish ne pushtetin e grabitur me eurot e krimit dhe droges , fine se Te ka atdhe fundi , ti je antishqiptare me I madh qe ka pa ky vend , sic shkruan gazetari Gjerman Rama eshte KM me I mire I Serbise pas Pashicit , ti nuk je Shqiptar , ti urren Shqiperine Urren popullin Shqiperine ti e sheh si asset qe Te Parker vetem ty , per tu pasture me dhjetra miljarde euro per prapanicen Te de , duke ja grabitur popullit me Te varfer ne bote , Te Te thrash Turp Te kesh eshte e kote se ti nuk ke as Turp e as namuz , nuk ke as fe e atdhe pre heals eshte plums qe po Te japin protestuesit

          Lini një Përgjigje