Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është shprehur se Sali Berisha ka qenë pengesë për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.
Duke komentuar protestat masive që kanë përfshirë vendin prej 26 ditësh, Salianji tha se tubimet e qytetarëve janë të ngjashme me revoltat popullore të 1990-ës. Salianji theksoi se mbështet tubimet, të cilave u është bashkuar edhe vetë, ndërsa shton se thirrjet e protestuesve kundër Ramës dhe Berishës janë legjitime.
Ai shtoi se nga kjo lëvizje popullore kryeministri dhe kreu i PD duken si byroistët komunistë të fundviteve ’80-të.
“Sali Berisha ishte pengesa për të rrëzuar Edi Ramën. Ai mban peng opozitën. Berisha nuk bëri zgjedhje, e mban partinë të uzurpuar, unë nuk isha në garë. Thirrjet për largimin e Berishës, njësoj si Ramën, janë legjitime. Berisha duhet të japë dorëheqjen për t’i dhënë opozitës frymëmarrjen e duhur. Berisha ka në politikë po aq sa unë kam moshë. Këtu duhet një sistem me rregulla loje, kam 7 muaj që i them, kam bërë përpjekje me demokratët aty ku jam votuar dhe kam patur më shumë njerëz se Sali Berisha. Ka një shkop magjik që është revolta popullore, e njëjta situatë ishte në 1990. Një gjë ka arritur kjo protestë, ka vrarë frikën për të dalë hapur kundër qeverisë dhe kundër Berishës, i ka nxjerrë demode. Po ta shohësh sot Edi Ramën dhe Sali Berishën janë si anëtarët e byrosë në fundviteve ’80. Presioni popullor çon që të bëhet ndryshimi. Qytetarët janë ndërgjegjësuar për të drejtat që burojnë nga Kushtetuta. Kushtetuta thotë se “ne populli jemi mbledhur dhe kemi vendosur këtë kontratë për të normuar institucionet në këtë vend”- në Klan News.
Bashke me ty Saljan
Salianji aman amani je karte e djegur. Shijo cfare ke kullufitur se nuk ta var kush. He, se harrova, me ate frizure, kur i thone Kosovaret, ta shpif se dukesh si kryetar e shoqates LGBT.