TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2024, 19:55

Miratohet me 110 vota amnistia penale/ Përfitojnë 1100 të dënuar, 700 prej tyre lirohen nga qelia

Shkruar nga Pamfleti

Miratohet me 110 vota amnistia penale/ Përfitojnë 1100 të

PS pranoi amendamentet e Bardhit për të zgjatur afatet deri më 31 mars 2024, si dhe për të mos përfituar nga amnistia të dënuarit e GJKKO.

Pas disa muajsh zvarritje dhe manovrave, mazhoranca dhe opozita kanë miratuar amnistinë penale. Grupi i Berishës bashkoi votat me PS dhe me 110 vota pro kaloi drafti. Ndërsa kundër votoi Agron Shehaj, ndërsa Ermonela Felaj, abstenoi.

Nga kjo amnisti do të përfitojnë 1100 të dënuar, nga të cilët 700 do të lirohen nga qelia, pjesa tjetër përfitojnë ulje dënimi.

PS pranoi amendamentet e Bardhit për të zgjatur afatet deri më 31 mars 2024, si dhe për të mos përfituar nga amnistia të dënuarit e GJKKO.

Ky numër i lartë personash aktualisht në institucionet e paraburgimit por dhe në burg, kemi një strukturë akomoduese të shpërndarë në territor, 10 plotësojnë standardet e BE, ndërsa 10 i kemi nga komunizmi, që do duhet t’i mbyllim deri në 2030. Kjo amnisti veç parimeve të humanizmit, akt mëshire i Kuvendit, ka si qëllim edhe uljen e mbipopullimit në sistem.

Nga kjo amnisti është për 1100 të dënuar me burg, 700 prej tyre do lirohen menjëherë ndërsa 400 përfitojnë ulje dënimi dhe 2700 në shërbim prove do jenë përfitues nga amnistia.

Nuk do përfitojnë ata që janë të dënuar me burg përjetë, ata që i shmangen dhe i janë shmangur drejtësisë, as ulje dhe as nga amnistia, nuk do përfitojnë ata të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, tha ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Përfituesit

Përmes kësaj amnistie, përfitojnë falja totale të dënimit burrat e dënuar me 4 vjet ose më pak vite burg, për dënime të dhëna dhe që kanë marrë formë përfundimtare deri më 31 mars 2023, ndërsa gratë përfituese do jenë ato që kanë deri në 5 vite dënim. Masa e dënimit është rritur pas propozimeve të mëvonshme, pasi varianti fillestar parashikonte falje 3 vite për burrat dhe 4 vite për gratë.  Sipas kritereve të përcaktuara në draft përjashtohen nga vuajtja e dënimit edhe burrat kur në datën e hyrjes në fuqi të amnistisë, u ka mbetur pa kryer deri në 4 vjet burg, ndërsa grave kur u ka mbetur 5 vjet. Përfshirë gjobën apo dënimet alternative.

Përfitues nga amnistia janë gratë  mbi moshën 50 vjeç ose mbi këtë moshë, ndërsa për burrat efekti do të jetë kur janë mbi 65 vjeç. Nga amnistia do të përfitojnë edhe të miturit apo ata që kanë qenë 18 vjeç në kohën që kanë kryer veprën penale, ose nën këtë moshë

Kush përjashtohet nga amnistia?

Nuk përfitojnë falje të dënimit përqindja më e madhe e veprave penale, që përfshin ato më të rëndat që nisin që nga krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës, krime kundër autoritetit të shtetit ku përfshihet edhe korrupsioni, terrorizmi dhe shumë e shumë kategori veprash penale, mbi 240 të tilla. Nuk përfitojnë amnisti, as falje e ulje të dënimit dhe as përjashtim nga ndjekja penale të atyre që i janë shmangur drejtësisë. Personat që i shmangen drejtësisë, ata që janë arratisur, që kanë dijeni për procesin apo masat ndaj tyre apo vendimet e formës së prerë, dhe i shmangen me vullnet të lirë.

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje