
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, është përplasur me demokratët në foltoren e Kuvendin, në seancën që po mbahet sot për ligjin e koncesioneve. Ai u kthye pas në kohë duke folur për periudhën e qeverisjes së Berishës.
Braçe tha se gjatë qeverisjes Berisha ishin dhënë 290 kontrata koncesionare për të ndërtuar HEC-in, kurse sa i përket Portit të Durrësit Braçe tha se çdo vinç kishte nga një koncesion. Pra Braçe duket se ka harruar bëmat e Ilir Beqajt. Me 3 koncesione ish-ministri ka blerë SPAK-un, mediat dhe gjithçka tjetër.
“Nga ajo që dëgjova për 4 orë me radhë këtu, them se kjo sallë ka memorie, nuk është pa memorie. Për shembull në datën 20 dhjetor të vitit 2012, hirësia e tij Sali Berisha dhe unë kemi konsumuar një interpelancë për këtë temë, koncesionimin e pasurive publike në këtë vend. Isha shumë i frymëzuar për këtë dhe doja të flisja sepse kisha lexuar veprën e një ideologë të madhe të fushës, Argita Malltezi për hidrocentralet dhe PPP. Një temë e re, në shkollë nuk e kishim bërë dhe gjetëm mundësinë të mësonim dhe e mbaj ende në bibliotekën time librin e zonjës në fjalë si kontribut themelor për këtë instrument në gjithë Shqipërinë. Zoti Berisha pasi u njoh më këtë humbi durimin, zbriti, erdhi këtu e tha ik prej këtej”, tha ai.
Edhe sot 92-93% e kontratave koncesionare është dhënë në atë kohë për HEC. Edhe ato mbi Kardhiq nuk janë më, po ishin 4 vendburime nafte që prapë një shoqja ime deputete këtu i kishte përlarë. Ishin në vendburime gëlqerore, ende sot ashtu janë. Në Portin e Durrësit kishte çdo vinç nga një koncesion. Në ato 1000 faqe ishte edhe koncesioni i Damir Fazlliç, drejtorët duhet të përgjigjen një më një, por modeli ishte ky. E mbani mend që gjithë familja kishte shkuar në Porto Romano dhe blinte tokat e bujqve me lekë në dorë. Me vulë dhe certifikatë, jo në kadastër, por me vete. Bam e bam certifikatave”, tha Braçe.
Duke bërë krahasimin se si është vepruar atëherë dhe se si veprohet tani, Braçe tha se është rrënjësisht kundër kësaj mënyre. Por megjithatë Braçes duket sikur nuk i kanë pëlqyer akuzat për aferën me Sterilizmin.
“Pasi themi të gjithë këto çfarë është, ajo forma e koncesionit sipas ideologes së fillimit mund të quhet edhe sterilizim, por shitja nuk është sterilizim, por depilim ose rruajtje, ku merren të gjitha dhe nuk i merr dot më. Kjo ka ndodhur në atë kohë. Po të doni e bëjmë krahasimin, si është vepruar atëherë dhe tani, Për ideologji jam kundër nga mëngjesi dhe në darkë, por për fat ju të djathtët na keni dhënë dhe modelin tjetër, për t’i dhënë mundësi vetëm privatëve”, u shpreh Braçe.
Lini një Përgjigje