
Mazhoranca ka rrëzuar në seancën e sotme parlamentare kërkesën e paraqitur nga opozita për mocion me debat. Me 73 vota, socialistët rrëzuan kërkesën e grupit parlamentar të PD-së.
Deputetët e opozitës kërkuan një mocion me debat në Kuvend lidhur me seancën e 18 shtatorit, ku pa debat u miratua programi dhe përbërja e kabinetit qeveritar.
Mes kaosit të krijuar në seancë, Kuvendi miratoi më 18 shtator Qeverinë, ndërsa opozita protestonte lidhur me ‘Diellën’, ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale.
Opozita ka kërkuar që kjo seancë të përsëritet, ndërsa mazhoranca e ka konsideruar si absurde kërkesën.
Lini një Përgjigje