TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2025, 07:20

Monika Kryemadhi akuza të rënda Tedi Blushit: Bëri tri vila duke shkatërruar partinë!

Shkruar nga Pamfleti
Monika Kryemadhi akuza të rënda Tedi Blushit: Bëri tri vila duke
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Dekalog nga Roland Qafoku" në DritareTV sulmoi Tedi Blushin të cilin e akuzon se ka shkatërruar partinë.

Sipas Kryemadhit Blushi u pasurua me shkatërrimin e partisë.

“Tedi Blushi është njeriu më i lumtur në botë sot. Deputet është, gruan e ka drejtoreshë te Ulsi Manja, vjehrrin e ka nëndrejtor te spitali i burgut, me tri shtëpi është sot, kur ka qenë pa shtëpi. Nuk ia ka bërë pushteti këto shtëpi, por shkatërrimi i partisë. Tedi Blushi e shkatërroi partinë.”, tha Kryemadhi në DritareTV.

Ndërkohë ajo prej ditësh ka nisur fushatën për ish-bashkëshortin Ilir Meta.

Ndërsa tha se gjatë takimeve ku kërkon votën për Metën merr edhe 3 fëmijët si dëshmitarë, Kryemadhi nuk kurseu akuzat duke thënë se mercenarët e Partisë së Lirisë po e akuzojnë se po kërkon vota për PS.

Ata i quan të paaftë që të shkojnë derë më derë për të mbledhur votat, ndërsa e pyetur se përse nuk ishte në seancën e divorcit, Kryemadhi tha se nuk ka arsye pse t’i lutet apo të presë të pajtohet me dikë që do të ndërpresë marrëdhënien me të.

' Jam përfshirë në fushatë për babanë e fëmijëve të mi. Kush e ka iniciuar divorcin le ta komentojë, s’kam përse të kem seancë pajtimi për diçka që dikush do të ndërpresë marrëdhënien me mua, s’kam pse të lutem dhe të pres të pajtohem. Ishte justifikimi, për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja.', tha Kryemadhi.

 

monika kryemadhi tedi blushi

Lini një Përgjigje