TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2025, 22:39

Zgjedhjet e 11 majit, Qefalia zbulon objektivin e PS: Ja sa mandate presim të marrim në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, Qefalia zbulon objektivin e PS: Ja sa mandate presim

Xhemal Qefalia, deputeti i PS-së, që në 11 maj garon në listën e hapur të kësaj partie në Qarkun e Tiranës, ka komentuar fushatën elektorale, si dhe pritshmëritë e partisë më të madhe sa i takon garës elektorale.

Qefalia, në Report TV, tha se në Tiranë Partia Socialiste do të arrijë rezultatin rekord në të gjitha fushatat e bëra nga kjo forcë politike, ku tha se do të marrë nga 20 deri në 21 mandate.

“Ne presim që të marrim nga 20 deri në 21 mandate në Tiranë. I kemi me fakte dhe me patronazhistë, po të doni. Pritshmëria është shumë e madhe. Tirana do të marrë një rekord mandatesh ndër vite”, tha Qefalia.

I pyetur se asnjë sondazh nuk e nxjerr më shumë se 19 mandate, Qefalia u shpreh “unë vij nga terreni dhe kam kontakte nga terreni me qytetarët. Lista e PS-së është me përvojë dhe në kontakte me qytetarët ka një optimizëm të jashtëzakonshëm”.

Lini një Përgjigje