TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2025, 22:20

Sondazhi/ Për cilën parti do të votojnë qytetarët e Qarkut Tiranë, projeksionet për partitë e reja

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi/ Për cilën parti do të votojnë qytetarët e

Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill.

Metodologjia e përdorur është sërisht si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qënë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.

Matja e tretë politike për Qarkun e Tiranës nga Barometri sjell edhe rezultatin e prirjes së votës sipas mendimit të qytetarëve që janë pyetur.

Sipas këtij rezultati: Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot ( 11 -22 Prill ):

39.3 % e të pyeturve do të votonin Partinë Socialiste.
26 % do të votonin ASHM-Sali Berisha.
7.4 % e të pyeturve do të votonin Partinë Mundësia.
6.5 % do të votonin Nisma – Shqipëria Bëhet.
3.4 % do të votonin Lëvizjen Bashkë.
1 % do të votonin KEA-Lulzim Basha.
15 % e të pyeturve janë ende të pavendosur se për kë do të votonin.

Nëse krahasojmë të dhënat e tre matjeve për Qarkun e Tiranës dhe prirjen e votës si rezultat kuptojmë që: ka një rritje të lehtë të PS, ASHM, Mundësia, Nisma –ShB në prirjen e votës, ruan të njëjtat shifra Lëvizja Bashkë, dhe të pavendosurit bien dukshëm në matjen e tretë ( 23.9 % Shkurt /17.9 % Mars /15 % Prill)

Nisur nga këto të dhëna të prirjes së votës në matjen e tretë politike për Qarkun e Tiranës, Barometri sjell projekionin e votës ose potencialisht si mund të ndahet vota e qarkut të Tiranës nga subjektet që janë në garë.

Sondazhi/ Për cilën parti do të votojnë qytetarët e

Sipas këtij projeksioni :

Partia Socialiste në 11 Maj mund të marrë potencialisht 46,2 % të votave +-2 % (44.2%-48.2 % )

Aleanca Për Shqipërinë Madhështore në 11 Maj mund të marrë potencialisht 30.6 % të votave +-2 % (28.6 % -32.6%)

Partia Mundësia në 11 Maj mund të marrë potencialisht 8.7% të votave +-1.5% (7.2 %-10.2%)

Nisma –Shqipëria Bëhet mund të marrë potencialisht në 11 Maj 7.6 % të votave +-1.5% (6.1 % -9.1 %)

Lëvizja Bashkë mund të marrë në 11 Maj potencialisht 4% të votave +-1% (3% -5 %)

Koalicioni Euroatlantik mund të marrë potencialisht në 11 Maj 1.2% të votave +-1% (0.2 % -2.2 %).

Sondazhi/ Për cilën parti do të votojnë qytetarët e

 

 

 

Lini një Përgjigje