Ilir Alimehmeti, kandidati me mbi 16 mijë vota që ngeli jashtë Kuvendit, për shkak të zgjedhjeve burokratike të Sali Berishës, është ndër të parët që shprehet se në Partinë Demokratike duhet ndryshim real, pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e 11 majit.
Ai u tregua i kujdesshëm kur u pyet a duhet të dorëhiqet Sali Berisha, por tha ndërkohë se ai duhet të ketë pranë vetes njerëz më produktivë.
Kujtojmë se Ilir Alimehmeti është një ndër njerëzit më të votuar në PD, bashkë me Jorida Tabakun, por ai mbeti jashtë Parlamentit për shkak të rezultatit të dobët të Partisë Demokratike.
Nga ana tjetër aleatët që Berisha futi në listë, kanë marrë tre mandate deputeti me rreth 8 mijë vota.
Lini një Përgjigje