
Debate dhe tensione në mbledhjen e Kolegjit të Ankimimit dhe Sanksioneve, ku u shqyrtua ankimimi i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës. E ndërsa PD dhe aleatët e saj po kontestojnë rezultatet e shpallura nga KQZ për zgjedhjet e 11 majit, debatet janë zhvendosur në KAS, atje ku përfaqësuesit ligjorë të demokratëve kërkojnë pavlefshmërinë e rezultatit.
Anëtari i KAS, Ilir Rusmali debatoi me juristin e PD-së Marash Logu, që kërkoi pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Dibër.
Logu kërkoi hapjen e kutive te KZAZ 18 në Bulqizë, pasi nga pamjet filmike kanë konstatuar parregullsi. Rusmali në anën tjetër i kërkoi Logut që t’i bëjë të qartë KAS-it se në cilat sekuenca kanë vënë re parregullsi. “Na nis time code, s’mund të shohim ne të gjitha pamjet bruto”, iu drejtua Rusmali, përfaqësuesit të PD-së, ndërsa ky i fundit kërkoi përjashtimin e ish-ministrit të Drejtësisë në Qeverinë Berisha, nga çështja në fjalë.
Debati
Logu: U tha që administrata mund t’jua verë në dispozicion. Nëse doni që të njëjtën pamje t’jua sjellim ne, patjetër.
Lako: Kjo kërkohet sepse administrata mund ta kqyrë dhe sipas syrit të tyre, mund të thonë që nuk ka asnjë problem. Meqë ju ngrini një pretendim që ka pasur shkelje, të na i paraqisni, ta shikojmë dhe të vendosim.
Logu: Pamjet për të cilat kemi pretendime, do t’jua vendosim në dispozicion.
Rusmali: Pamjet filmike nuk vihen bruto në dispozicion, se nuk i qërojmë neve. Na nis time code, në minutën kaq, sekondin kaq, është një votë… të gjitha me tabelë! Që ne ti shohim dhe t’i verifikojmë. Nuk është puna se e duam USB-në prej teje dhe nuk e duam nga administrata. Ti je djalë i ri dhe gabon vazhdimisht. Por, nuk ka rëndësi kjo. Kjo është procedura e këtij institucioni dhe fodullin mos e bëj këtu.
Logu: Unë kërkoj procedurialisht që Rusmali të përjashtohet nga shqyrtimi i të gjitha kërkesave që ka bërë PD, pasi nuk siguron paanshmëri në këtë proces. Ka edhe konflikt interesi që ne do ta demonstrojmë. Këto fjalët fodullëk etj, etj mbaji për vete. Dhe kërko falje se unë nuk të ofendova. Të ruajë etikën zotëria.
Mbledhja u shty në datën 4 qershor. Në Dibër, PS ka fituar 3 mandate, ndërsa PD 2.
Lini një Përgjigje