TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2025, 19:11

Ndërtimet pa leje dhe koncesioni Thumanë-Kashar, Shehaj kërkon interpelancë me Ramën dhe Ballukun

Shkruar nga Pamfleti

Ndërtimet pa leje dhe koncesioni Thumanë-Kashar, Shehaj kërkon

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje si dhe me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku për koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar.

Në shkresën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi Shehaj kërkon të dijë kriteret që janë ndjekur për përzgjedhjen e ndërtesave të shembura deri më tani.

Ndërtimet pa leje dhe koncesioni Thumanë-Kashar, Shehaj kërkon

"Duke pasur parasysh numrin e madh të ndërtimeve pa leje si dhe duke pasur parasysh prishjet e ndodhura në muajt e fundit, dëshiroj të di se cilat janë kriteret që janë ndjekur për përzgjedhjen e ndërtesave të shembura, si në zonën e Thethit, bregdetit dhe gjithë territorit? Mbetem në pritje të caktimit të datës së interpelancës në përputhje me afatet e përcaktuara në Kushtetutën e Shqipërisë dhe Rregulloren e Kuvendit", thuhet në kërkesë.

Ndërkohë që në kërkesën tjetër për interpelancë me Ballukun, Shehaj kërkon përgjigje sa i takon kohëzgjatjes së koncesionit për rrugën Thumanë-Kashar dhe nëse ky model do të përdoret në raste të tjera.

Ndërtimet pa leje dhe koncesioni Thumanë-Kashar, Shehaj kërkon

"A ka llogaritur ministria juaj se cili është raporti mes investimit dhe fitimit të kompanisë përgjatë 35 viteve të operimit të aksit Thumanë- Kashar? Cila është arsyeja e zgjatjes së këtij koncensioni, nga 13 vjet i kërkuar nga oferta e pakërkuar, në 35 vite nga ana e Qeverisë? A do të përdorni të njëjtin model me akset e tjera, nga Kashari në Fier apо Thumanë-Balldren", thotë Shehaj në kërkesën drejtuar Kuvendit.

Dokumenta bashkëngjitur

1 Komente

  1. D
    Demokrati

    Shehaj,nuk duhet te jete ne parlament, jo me, te kerkoje interpelanca?! Mos ja vini veshin, se eshte nje HIÇ.

    Lini një Përgjigje