
Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Durrës, u shpreh se më 14 maj do t’i vijë fundi bandës që ka uzurpuar qytetin bregdetar.
Berisha akuzoi kryeministrin Rama se me anët do të bëhet miliarder si Alabari duke plaçkitur tokën e shqiptarëve me anë të projektit për Portin e Durrësit. Ish kryeministri ndër të tjera akuzoi edhe dyshen Dako-Sako të cilët sipas Berishës në mënyrë mizore ju sulën monumenteve kulturore, duke shkaëtrruar historinë e Durrësit.
“Igli Cara, vjen para jush me një program që do të shërojë plagët e merituara në këto 23 vite, nga kjo mafie më e pashpirt të Shqipërisë, Ballkanit dhe të Europës. Durrësi, qyteti i lavdisë historike, qyteti port i kombit drejt Perëndimit, ka nevojë jetike ndryshimin. Durrësi ka nevojë jetike shpëtimin nga kthetrat e një mafie që është e pashpirt ndaj qytetarëve të Durrësit. 14 maji do të jetë fundi i saj. Mafia Rama –Dako-Sako u vërsul pa mëshirë mbi monumentet. Durrësi që me porton e vet begatonte qytetin dhe vendin, po pëson pushtimin më të egër. 2700 asnjë pushtues nuk ia preku Portin Durrësit, nuk ia preku rrugën e frymëmarrjes.
Edi Rama për të realizuar ëndrrën e tij arabe prej miliarderi do ta na e shndërrojë Durrësin në Dubai. Unë nuk jam racist, kam respekt për kombet dhe qytetërimin, por ata që krijuan doktrinën tonë kombëtare, shkruajtën se për ne dielli lind nga Perëndimi. Ndaj dhe Durrësi do të mbetet gjithmonë syri i Perëndimit për kombin shqiptar. Edi Rama me një babëzi të papërmbajtur, ka vendosur të realizojë ëndrrën e tij të bëhet miliarder si Alabbari duke plaçkitur tokë të shqiptarëve. Miqtë e mi më 14 maj përballe idealistët e Durrësit të Shqipërisë që besojnë se liritë dhe të drejtat e njeriut dhe që besojnë se pushteti në një dorë është tragjedi kombëtare. Kandidatët e mazhorancë, takohen me grupe mafioze shpërndajnë para”, tha ndër të tjera ish-kryeministri Berisha.
Lini një Përgjigje