
Gazetari Enton Abilekaj është shprehur i revoltuar ndaj ministrave dhe deputetëve të PS.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai i është drejtuar deputetit Arben Pëllumbi duke thënë se ai së bashku me kolegët nuk e kontrollojnë Ramën.
Me ironi ai tha se ministrat në kabinetin qeveritar do të votojnë shkarkimin e tyre pa e ditur arsyen pse.
“Të parët që nuk kontrollojnë kreun e qeverisë janë këta. Ministrat do votojnë pro shkarkimit të vetë, pa e kuptuar pse u shkarkuan. Këta ushtarë janë pa frymë. Ne jemi në kushtet e talljes së hapur publike të një njeriu që nuk e kontrollon asnjeri. Në SPAK është qeveria juaj. Ju nuk mund të thoni që keni rezultate kryesore ku niveli i korrupsioni ka arritur deri e zv.kryeministri. Premtimi kryesor është lufta kundër korrupsionit”, tha Abilekaj.
Lini një Përgjigje