
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, duke komentuar ndryshimet e bëra së fundmi në kabinetin qeveritar, tha se ato nuk i sjellin asnjë të mirë qytetarëve.
Në një intervistë për emisonin “Now” në ‘Euronews Albania’, ai theksoi se Anila Denaj e cila është vendosur Ministre e Bujqësisë, pak javë më parë u pa në dyert e SPAK.
“Çfarë ndryshimi sjellë për Shqipërinë ikja e njërit dhe ardhja e tjetrit. Erdhi ministre bujqësie erdhi Anila Denaj. Këtë zonjën e kam parë në dyert e SPAK, pavarësisht se nuk e di se për çfarë. Ka të tjerë që duhet të ishin ministra në PS.Cili është kontributi që u jep shqiptarëve këto lëvizje. Ka një lloj sensi se si funksionon politika. Ça përfitimi kanë qytetarët me një njeri që dhe në google mezi dilte”, tha ai.
Lini një Përgjigje