TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2023, 18:29

''Ne u mbijetuam sulmeve'', Berisha: Sorosi ka harxhuar 19 miliardë dollarë në Europë kundër forcave të djathta

Shkruar nga Pamfleti
''Ne u mbijetuam sulmeve'', Berisha: Sorosi ka harxhuar 19

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar George Soros se ka tentuar të shkatërrojë PD. Në fjalën që mbajti në Këshillin e PD-së, Berisha tha se Soros ka shpërndarë 19 miliardë dollarë në të gjithë Evropën, për të luftuar partitë e djathta. Ai shtoi se PD-ja ka mbijetuar ndaj këtyre sulmeve pasi kanë besuar tek liria dhe vlerat e PD-së.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kjo nuk ishte një rrugë e lehtë, por u kapërcye me sukses, vetëm e vetëm se ne besuam tek liria, vlerat. Kaluam në mori pengesash, sulmesh, përpjekjesh, për të na rrënuar. I kapërcyem ato. Në histori nuk gjendet kurrë një rast tjetër ku një multi miliarder, siç është Soros i cili vetëm në Europë ka shpenzuar për të korruptuar shoqëri civile, politikanë dhe forca politike, parlamentare etj., 19 miliardë dollarë, për të promovuar me të gjithë forcën e tij, ekstremin e majtë dhe forcat e majta, natyrisht në kurriz të forcave politike të djathta. Asnjë forcë politike si e jona nuk është përballur me një tradhtar të kombit Amerikan i cili ka shfrytëzuar postin e kryezbuluesit, ka shfrytëzuar fuqinë e FBI-së, kundër një force politike më properëndimore në Shqipëri dhe rajon, kundër një force politike e cila ka qenë promotori më kryesor i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së, një forcë politike e cila në përputhje me programin dhe orientimin perëndimor të kombit shqiptar, bëri gjithçka për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, bëri gjithçka për progresin e saj drejt BE-së dhe e vërteta është se marrëdhëniet në mënyrë të veçantë marrëdhëniet me SHBA, njohën në 100 vite kulmet më të mëdha.

sali berisha george soros partia demokratike

Lini një Përgjigje