Politike25 Korrik 2023, 19:25

Neveritëse/ Babloku i jep 30 milionë lekë për mjekim jashtë Shqipërisë, Zv/ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli

Shkruar nga Pamfleti
Neveritëse/ Babloku i jep 30 milionë lekë për mjekim
Mira Rakacolli dhe Edi Rama

Shëndetësia “moderne e Edi Ramës për popullin, vetëm në “3D” e në fjalimet elektorale, sepse edhe mjekët drejtues të shëndetësisë, shkojnë të trajtohen në spitalet e Europës me miliona nga taksat e popullit...

 Gjithë propaganda e Bablokut për “shëndetësi moderne” në Shqipëri, ka dalë fiasko me Vendimin nr. 441, datë 19 korrik 2023 të firmosur nga vetë Edi Rama, që i dhuron 30 milionë lekë Zv/ministres së  Shëndetësisë, Mira Rakacolli, për trajtim mjekësor jashtë vendit.

Ky rast nuk është vetëm skandal qeveritar, por edhe turp e neveri personalisht për kryeministrin Edi Rama, së pari, që i jep zv/ministres 30 milionë lekë nga taksat; dhe së dyti, që bën propagandë për “shëndetësi moderne”, kur spitalet i ka lënë aq gërmadhë, të zhytur në korrupsion e të pa sigurt për jetën, sa nuk shkojnë as mjekët drejtues të Ministrisë Shëndetësisë.

Neveritëse/ Babloku i jep 30 milionë lekë për mjekim

Skandal është fakti, që qeveria jep 30 milionë lekë për trajtim mjekësor Zv/ministres së Shëndetësisë, që merr 5 milionë lekë në muaj pagë, pagesa bordesh, shpërblime, mësimdhënie, dieta e miliona lekë nga biznesi privat klinikë mjekësore me burrin.

Ndërkohë që te ministrja Ogerta Manastirliu dhe te kryeministri Edi Rama, janë mbi 2000 kërkesa nga hallexhinj për kurime mjekësore fëmijësh e të rinjsh në kufi humbje jete, por nuk u jepet asnjë qindarkë e madje as përgjigje.

Gjatë pandemisë “Covid 19”, për shkak të mungesave financiare për t’u trajtuar jashtë Shqipërisë e në spitalet private brenda vendit, humbën jetën 37 mjekë, artistë, profesorë, studiues, gazetarë, intelektualë e diplomatë, por Babloku nuk u dha asnjë qindarkë nga arka e shtetit, megjithëse iu bënë shumë thirrje publike për t’i ndihmuar.

Ndërsa Zv/ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, i dha 30 milionë lekë për trajtim mjekësor jashtë Shqipërisë.

Të vetmet kontribute që ka Mira Rakacolli, janë këto: Gjatë pandemisë i shërbeu  çmendurive të Bablokut, si Kryetare e Komitetit Sekret të “Covid 19” dhe ka bërë fushata elektorale e ka mbledhur vota me lista punonjësish të shëndetësisë.

Studentëve u bëri thirrje të punojnë 5 vite në spitalet shqiptare, mbasi sipas saj ka “mjedise e pajisje moderne”, ndërsa popullit i bën propagandë, sikur shërbimi mjekësor publik shqiptar është në nivelet e mjekësisë europiane; por për vete, përlau 30 milionë lekë nga taksat e popullit dhe do shkojë të kurohet në spitalet e Europës.

Saktësojmë, se në mbledhjen e qeverisë të datës 19 korrik 2023 janë marrë vetëm 13 vendime, ku nuk është vendimi për pagesën shëndetësore të zv/ministres Mira Rakacolli, ndërsa në Fletore Zyrtare të datës 25 korrik, është publikuar vendimi, madje me emrin “Mira Kapisyzi”, për të mos rënë në sy që është zv/ministrja e Shëndetësisë./Pamfleti

mira rakacolli 30 milionë lekë babloku trajtim mjekësor jashtë vendit