Politike25 Korrik 2023, 16:07

Edhe socialistët drejt përçarjes? Petro Koçi shpreh hapur pakënaqësitë: Në PS mungon disiplina, duhet reflektim

Shkruar nga Pamfleti

Edhe socialistët drejt përçarjes? Petro Koçi shpreh

Ujërat në Partinë Socialiste sa vijnë dhe turbullohen. Teksa skandalet po shtohen njëra pas tjetrës, e njëjta gjë po ndodh edhe me pakënaqësitë.

Deputeti i PS, Petro Koçi duke folur për ligjin për Akademinë e Shkencave, tregoi edhe një herë se situata brenda kampit socialist nuk është aq e qetë sa duket.

Në një intervistë për mediat, Koçi ri përsëriti se nuk i pëlqeu mënyra se si kolegët e tij pritën draftin që ai përgatiti për Akademinë e Shkencave dhe theksoi se kjo ishte arsyeja pse ai dha dorëheqjen si nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Edukimit.

Në një mesazh drejtuar kolegëve dhe kryeministrit Rama, Koçi tingëllon unison me Fatmir Xhafajn kur thotë se PS duhet të ndalet dhe të reflektojë.

“Është një situatë që tregon një mungesë disipline politike. Ky reagim me tërheqje nga një detyrë, PS ka nevojë që të reflektojë për gjëra të tilla, pasi edhe kur ka paqartësi për ndonjë formulim të caktuar, besimi tek kolegu na bën të votojmë pro. Solidariteti moral është shumë i nevojshëm”, tha ai për News 24.

Fakti se disa deputetë brenda PS, si Xhafaj, Braçe, Majko e tani më dhe Koçi po tregojnë hapur pakënaqësitë e tyre, jep shenja se një grupi i ri që mund të shkaktojë përçarje të mëdha po ngrihet brenda PS.

koçi ps përçarje