Politike13 Shtator 2023, 19:00

Nga komisionet hetimore, te mënyra se si do të votohet në Kuvend, zbardhen detajet e mbledhjes Bardhi-Berisha

Shkruar nga Pamfleti
Nga komisionet hetimore, te mënyra se si do të votohet në Kuvend,
Berisha dhe Bardhi në mbledhje të përbashkët me demokratët

Janë zbardhur detajet nga mbledhja e shumicës së deputetëve të PD-së të zhvilluar këtë të mërkurë mes grupit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës.

Ata janë dakordësuar se këta deputetë në grup do të votojnë kundër 2 nismave ligjore.

Dy nismat ligjore janë:

10. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Ekonomia qarkulluese për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri”.

12. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.

Kundërshtia për projketligjin e parë vjen pasi, deputëtet dhe aleatët e PD-së shprehen se qeveria shqiptare ka harxhuar miliona euro për mbetjet në aferat me inceneratorët.

Ndërsa sa i përket projketligjit për Gjykatën Kushtetese, ata janë shprehur se nuk janë dakord me rritjen e rrogave vetem të  anetarëve të Kushtetueses, por mendojne se nese duhet të ketë rrritje pagash, ato duhet të reflektohen në të gjithë sistemin e drejtësisë.

Grupimi i Sali Berishës dhe grupimi i Gazment Bardhit zhvilloi një mbledhje këtë të mërkurë në sallën e mbledhjeve të Grupeve Parlamentare në Kryesinë e Kuvendit.

Në përfundim të mbledhjes në një prononcim për media Berisha u shpreh se diskutimet e kësaj mbledhjeje u përqendruan në agjendën e ditës së nesërme të parlamentit.

Berisha tha se opozita do t’i japë përgjigjet e merituara për të gjitha shkeljet në kundërshti me ligjin dhe Kushtetutën, drejtimin disfunksional të dhe shkelmimin nga ana e institucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar dhe informuar zgjedhësit e tyre.

Nga ana tjetër, Bardhi tha se do të propozojnë një paketë ligjore për rritje pensionesh për personat me aftësi të kufizuar. Bardhi tha se po ashtu do të kërkojnë mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e inceneratorëve.

“Grupi parlamentar i PD-së ka vendosur që të propozojë një paketë ligjore që të rriten pensionet, si dhe të çojmë para caktimin e minimumit jetik. Sa i takon llogaridhënies së qeverisë, kanë ndërtuar një agjendë të komisioneve parlamentare. Parlamenti do duhet të njihet me raportin e zyrës së BE-së për abuzimin me fondet e BE-së nga ABZHR. Mocion me debat me kryeministrin sa i takon aferës së inceneratorëve. Kemi kërkuar se kur do të zhvillohet mocioni me debat dhe kërkesa për interpelancë me Ramën”,  tha Bardhi.

Lulzim Basha dhe deputetët që e përkrahin bojkotuan sërish mbledhjen.

berisha dhe bardhi mbledhje të përbashkët me demokratët