TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2026, 13:54

“Nga qelia në zyrën time”, Berisha zbardh bisedën me Salianjin: Kërkesa e çuditshme që më parashtroi dhe këshilla

Shkruar nga Pamfleti

“Nga qelia në zyrën time”, Berisha zbardh bisedën me

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli në një konferencë për mediat për zhvillimet e fundit politike dhe për lëvizjen e Ervin Salianjit.

Berisha u cilësoi Salianjin si të birësuar politikisht, ndërsa më tutje zbuloi pjesë nga takimi me të gjatë periudhës kur ishte në burg.

Pjesë nga fjala:

Pyetje: Frikë për të patur Salianji përballë?

Berisha: E thatë gabim, kur tjetri birësohet politikisht, bën zgjidhjen e tij…

Një ditë më vjen nga burgu në zyrë dhe më thotë erdha të të marr një mendim. Kemi bërë gjithçka për ta cilësuar të burgosur politika dhe e ka mëritur. Më thotë se kërkojnë një deklaratë se nuk do të vras Fatmir Xhafën. I thashë kur ta kërkon? Gjykata…

Unë i them se je i burgosur politik dhe të këshilloj që një deklaratë të tillë të mos e bësh…

Këshilla ime është që mos ta firmosni, se kjo të fajëson. Të mbet se je i ri dhe ke karrierën përpara. Iku, doli erdhi! Ça bëre me atë i thash? Jo tha s’ma kërkuan më. Tani të tjerat lexoni vetë. Kështu që nuk është përgjegjësia ime për atë që birësohet politikisht këtu apo atje. Ka bërë zgjedhjen e tij.

Në përfundim, Berisha e paraqiti çështjen si një vendim personal të Salianjit dhe theksoi se nuk mban përgjegjësi për këtë zhvillim.

sali berisha ervin salianji

Lini një Përgjigje