Kreu demokrat, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale, pamje nga protesta e zhvilluar mbrëmjen e së dielës në Tiranë, si dhe u shpreh mirënjohjen mbështetësve të tij për qëndresën e treguar. Berisha shkruan se opozita është e betuar dhe e vendosur të vazhdojë kryengritjet paqësore.
Ndërkohë në një tjetër mesazh, kreu demokrat shpreh mirënjohjen më të pakufishme ndaj qytetarëve që protestuan.
“Garantoj shqiptarët se kjo kryengritje paqësore nuk ndalet deri në triumfin e plotë: Largimin kësaj organizate kriminale nga qeveria të kryesuar nga Ramaduro”, shkruan Berisha.
Protesta e 22 marsit u shoqërua me disa incidente, ku nga protestuesit u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji.
Lini një Përgjigje