Pasditen e së dielës, mbështetës të opozitës u mblodhën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në vijim të aksionit përmes të cilit kërkohet largimi i Edi Ramës nga posti i Kryeministrit.
Protesta ka vijuar në disa nga akset kryesore të Tiranës, ku demonstruesit hodhën molotovë dhe policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji.
Zhvillimet e protestës janë pasqyruar nga mediat greke dhe turke.
Anadolu Agency shkruan se mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë të dielën në shenjë proteste kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
“Demonstruesit u mblodhën përpara zyrës së kryeministrit në Tiranë pas një thirrjeje nga Partia Demokratike (PD) kryesore e opozitës dhe kërkuan që Rama dhe qeveria e tij e majtë të japin dorëheqjen për shkak të akuzave për korrupsion.
Ata hodhën kokteje Molotov dhe policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe topa uji. Kokteje Molotov u hodhën gjithashtu në disa ndërtesa ministrish dhe automjete policie. Shumë rrugë në Tiranë u mbyllën për trafikun, me qindra oficerë policie të vendosur në vend.
Demonstrata antiqeveritare janë mbajtur në Shqipëri në muajt e fundit, me partitë e opozitës që janë zotuar të vazhdojnë protestat”, shkruan media turke.

Ndërkohë media greke duke pasqyruar zhvillimet nga Tirana shkruan se demonstruesit u mblodhën para zyrës së Kryeministrit, ndërsa policia qëlloi me topa uji ndaj protestuesve në Shqipëri, të cilët më parë kishin hedhur kokteje Molotov dhe fishekzjarre drejt ndërtesës.
“Kryeqyteti i Shqipërisë është shndërruar në një fushë beteje në muajt e fundit me demonstrata të vazhdueshme, ndërsa protestuesit shohin përpjekjet e qeverisë për të mbrojtur zyrtarët e lartë nga hetimet kundër korrupsionit.
Protestat kanë shpërthyer në rrugët e kryeqytetit disa herë që kur u ngritën akuza në dhjetor kundër zëvendëskryeministres Belinda Baluku, një bashkëpunëtore e ngushtë e Ramës, e cila u pezullua për shkak të një skandali korrupsioni që tani është nën hetim.
Me qëllimin për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, skena politike shqiptare ka përjetuar një rivalitet të gjatë dhe të fortë midis partive të krahut të majtë dhe të krahut të djathtë, me të dyja palët që akuzojnë shpesh njëra-tjetrën për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar”, shkruan media greke.
Hahahahhh, PROTESTAT PAQESORE TE BERISHOVICIT