Politike27 Korrik 2023, 17:45

Tensionet e reja mes demokratëve, Mërtiri: Situata në PD po bëhet estradë, Bardhi po favorizon Berishën në mënyrë indirekte

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet e reja mes demokratëve, Mërtiri: Situata në PD po

Analisti Ergys Mërtiri ka folur për zhvillimet e fundit ndodhura në Partinë Demokratike.

Në një lidhje Skype sot për News24, Mërtiri tha se mbledhja online e Këshillit Kombëtar të PD që Gazment Bardhi ka thirrur sot është qesharake, pasi ‘nuk jemi në kohë pandemie’.

Më tej, ai shprehet se situata në PD është kthyer në estradë, teksa shton në mënyrë indirekte se Bardhi po favorizon Sali Berishën.

“Berisha shfaqet si ai që ka monopolin e opozitës. Bardhi duket se ka në plan të bëjë aksione politike që i shërbejnë Berishës. Do doja të kishte PD njerëz si Gjergj Hani. Çështja është që kjo parti të prodhojë një fytyrë të re. Basha është njeri i konsumuar, sepse ka pranuar që të qëndrojë edhe nën hijen e Berishës prej 8 vitesh”, shprehet Mërtiri.

tensione pd berisha bardhi