TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Korrik 2023, 18:06

“Sherri” për zgjedhjet në PD, Sula: S’mund të mbështesim një humbës serial si Basha

Shkruar nga Pamfleti

“Sherri” për zgjedhjet në PD, Sula: S’mund të

 Deputeti demokrat Dash Sula, duke folur për nismë e tij dhe disa kolegëve të tjerë për të ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve në PD, deklaori se ai dhe deputetët e tjerë demokratë nuk mund të mbështesin një humbës serial si Lulzim Basha.

Në një intervistë për “Report tv”, ai tha se në 8 vite, Basha kishte mundësi për ta ngritur opozitën por dështoi, teksa shtoi se PD nuk mund të vazhdojë të përçarë në rrugën që po ndjek Basha.

Nuk jemi të atashuar në asnjë grup, po të kishim interesat tona individuale ishim atashuar pranë grupit Berisha apo Bashës. Edhe ajo pjesë e PD, në naiv besoja se nuk do kishte rikthim të Bashës, që për 8 vite kishte mundësi ta ngrinte opozitën. Nuk mund të pajtohem që të mbështesim persona që kanë qenë humbës serial. Nëse do vazhdojmë të përçarë, me këtë rrugë që kërkon të ecë Basha, kjo është e rëndë për opozitën”, tha Sula.

Ai thekson se Këshilli Kombëtar është thirrur sipas statutit, ndërsa sipas Sulës deputetët që po bëjnë luftë për vulën kanë vetëm interesat e tyre personale.

Kemi kërkuar të ndalim këtë marrësi dhe grupit të pakicës dhe vazhdojnë të kenë qëndrime për interesat e tyre individuale të kenë vulën dhe siglën e PD. Ne i jemi referuar statutit. Ndjej keqardhje që ndodhemi në këtë gjendje”, tha Sula.

pd zgjedhjet sherri

Lini një Përgjigje