
Nisi sot viti i ri akademik me 21 mijë studentët që ulen për herë të parë në auditore. Ministrja e vjetër në thesin e Shëndetësisë, por e re në atë të Arsimit, është mjaftuar me dy rreshta në FB për të uruar studentët.
Por këta të fundit nuk e kanë nisur vitin aspak normalisht, pasi kanë dalë në protestë për ligjin që u miratua për Mjekësinë, ku do tu mbahet peng diploma e do punojnë me detyrim në këtë vend. Ata thonë se nuk do të ndalen së protestuari për të kërkuar të drejtat e tyre, por edhe këta pak vonë u kujtuan, se i bënë pushimet në qetësi të plotë e pasi ligji kaloi në Parlament nuk u ndjenë më.
E tani që ka filluar procesi është pak si vonë për të arritur gjë. Megjithatë, për të kaluar dhe te një hall tjetër që solli kjo ditë, trafiku i tmerrshëm. Sa për opozitarët tanë ‘të pakompromis’, asnjë nuk u kujtua të thoshte ndonjë fjalë me vend, përveç Ina Zhupës, që meqë është vet edhe pedagoge i tha dy llafe.
Po Goni (Agron Gjekmarkaj) pse nuk i tha dhe dy fjalë?! Jo për gjë, po është dhe pedagog.
Po Sala, që do bëjë revolucion me të rinjtë si në ’90, ku është?!
Po ajo ‘partia e të rinjve’, ku është?!
Se për Bablokun e dimë që ka punë të rëndësishme e s’po e zë gjumi i natës për Kosovën.
Epo për sot suksese, nesër flasim prapë./Pamfleti
Lini një Përgjigje