TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Nëntor 2025, 12:40

“Vdis pa të të dua”, Rama në homazhet për Nanon: Sa të paskan dashur ata që s’lanë gur pa të hedhur dhe të burgosën

Shkruar nga Pamfleti

“Vdis pa të të dua”, Rama në homazhet për Nanon:

Erdhi kjo ditë zie dhe me ra puna e vështirë e lamtumirës që kryetari i jep një paraardhësi, por të parit kryetar, themeluesit të familjes sonë. Teksa rrotullohesha me sy anë e përqark duke u përpjekur të nxjerr nga duart fjalët e kësaj lamtumire, mu ndërmend ajo historia jote e vdekjen e Mo Ce Dunit...

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në ceremoninë e lamtumirës për ish-kryeministrin dhe liderin historik të socialistëve, Fatos Nano.

Pas mesazhit të përcjellë nga Xhoana Nano dhe Sokol Nano, bashkëshortja dhe djali i ish-kryeministrit, Edi Rama mbajti fjalimin në ceremoni, duke kujtuar Fatosin si mik, udhëheqës dhe si njeri që la gjurmë të pashlyeshme në historinë politike të vendit.

I thonë një fjale, vdis pa të dua. Sa do doja i dashur Fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit plot me shijeni e ajrit të pastruar mes nesh dhe ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve tërë ça u tha e ça shkrua për ty qysh se doli lajmoi se këtë herë ti ike përgjithmonë.

Sa të paskan dashur e admiruar, edhe ata që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë kurrë pa të hedhur. Mezi paskam pritur të të tregojnë dashurinë sapo të merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë.

Dhe ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe erdhën të vrasin në zyrë duke të mallkuar si vrasës e që të lëshuan mbi fytyrë për vite me radhe tërë të zezat e gjuhës shqipe, veç ta shihje se si ta kanë qëndisur aq bukur fjalët e admiratës së tyre.

Plasja më vjen që s’jemi dot sonte për një darkë që s’do të kishte paguar”, tha Rama.

Në vijim, Kryeministri solli në vëmendje momentin kur u njoftua nga Leonard Solis për gjendjen shëndetësore të Nanos.

Kur me telefonoi doktor Solis, mendova në atë çast gruan tënde, Xhoin që do të vazhdonte të të rrinte të koka dhe për kushedi sa vite si roje besnike e gjumit tënd pa mbarim. Fare nuk të mendova ty, të shtrirë në një arkëmort për të ikur me të vërtetë nga kjo jetë që e deshe dhe e jetove duke ia marrë sa mund orët e natës e dua ia pirë gotat e fatit me fund ashtu siç vinin.

Erdhi kjo ditë zie dhe me ra puna e vështirë e lamtumirës që kryetari i jep një paraardhësi, por të parit kryetar, themeluesit të familjes sonë. Teksa rrotullohesha me sy anë e përqark duke u përpjekur të nxjerr nga duart fjalët e kësaj lamtumire, mu ndërmend ajo historia jote e vdekjen e Mo Ce Dunit.

Dhe mu duk vetja si drejtori i metalurgjikut që duhet t’i thoshte diçka kinezëve në sheshin e Kombinatit.

I hutuar nga situata, drejtori kërkoi në Komitetin Qendror se cduhet të bënë me turmën e kinezëve të grumbulluar në shesh që të ishte në lartësinë e ngjarjes. Përgjigja po vononte, dhe drejtori i ra telefonit përsëri për orientim. Përgjigja që mori ishte carmatosëse, orientim nuk ka, bëni sic keni bërë herët e tjera.

Njeriu që ikën sot pa kthim nga Tirana ku lindi, u rrit u adhuruan u anatemua e bëri histori, është rast i veçantë.

Me Nanon ndamë bukën. Marrëdhënia jonë nisi mes ekstremesh, deri tek birësimi im te familja socialiste deri tek vrasja e babait politik për marrjen e spektrit të tij, nuk ka vend këtu. Ka vend vetëm për një fakt, nëse jam unë sot zëdhënësi i hidhërimit të familjes socialiste, kjo lidhet me intuitën dhe guximin e tij., duke më dhënë vend në odën e familjes tonë”, tha Rama.

2 Komente

  1. R
    Rreli

    Doni mē pẽr Belulin?

    1. e
      elda

      Kur Nano kerkoi votat e PS per tu bere president ishte ky moster se bashku me Gramoz Rucin qe nuk deshen dhe nuk e ofruan ate mbeshtetje. Nuk ka mosmirenjohje dhe dyfyteresi me te madhe. Sidomos Ramen, Nano e mori nga endacake ne Paris e beri minister kryetar bashkie dhe se fundmi i dorezoi dhe Partine me te madhe ne vend duke i siguruar postin e kryeministrit. Kjo eshte e verteta. Tani bejme sikur e qajme po nuk kane asnje te perbashket ne mentalitet dhe vizion.

      Lini një Përgjigje