TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2025, 16:18

“Nuk është agjendë personale”, KE reagon pas miratimit të ligjit për Barazinë Gjinore: Një hap drejt anëtarësimit në BE

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk është agjendë personale”, KE reagon pas

KE-ja thekson se ky ligj është pjesë përbërëse e ligjit të BE-së dhe është kusht për të gjitha vendet kandidate...

Komisioni Evropian ka reaguar zyrtarisht për mediat pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore ditën e djeshme vetëm me votat e mazhorancës.

KE-ja thekson se ky ligj është pjesë përbërëse e ligjit të BE-së dhe është kusht për të gjitha vendet kandidate. Duke marrë shkas nga deklarata e Berishës për ambasadorin e BE-së Gonzato, KE-ja tha se ky ligj nuk është agjendë personale apo politike e askujt, por një hap thelbësor drejt anëtarësimit në BE.

Më tej, KE-ja tha se e mbështet miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të ligjit për "Barazinë Gjinore", teksa shtoi se ky akt ishte një shenjë e përkushtimit të Shqipërisë për të zbatuar reformat kyçe. 

“Përafrimi me acquis të BE-së është pjesë e procesit të anëtarësimit, të cilin të gjitha vendet kandidate duhet ta sigurojnë. Kjo nuk ka të bëjë me agjenda personale apo politike, por është një hap thelbësor drejt anëtarësimit në BE. Siç u theksua edhe nga Komisionerja Kos në postimin e saj në rrjetet sociale dje, “Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë përbërëse e ligjit të BE-së”. Këto janë vlera themelore të BE-së dhe të drejta themelore.

Ne mirëpresim miratimin e ligjit për Barazinë Gjinore nga Parlamenti Shqiptar mbrëmë. Kjo vjen pas rekomandimit në Raportin Vjetor të Komisionit për Shqipërinë për vitin 2025, i cili i bëri thirrje Shqipërisë të sigurojë një nivel të lartë ambicieje dhe është në përputhje me acquis të BE-së dhe standardet evropiane për këtë ligj. Kjo është një tjetër shenjë e përkushtimit të Shqipërisë për të zbatuar reformat kyçe në kuadër të anëtarësimit në BE”, thuhet në reagimin e BE-së.

Kujtojmë se ditën e djeshme ligji për "Barazinë Gjinore" u miratua me 77 vota pro dhe 36 kundër. Votat pro ishin të gjitha të mazhorancës, me opozitnë që e kundërshtoi me këmbëngulje këtë ligj, i cili sipas tyre, shkel dhe përdhos vlerat e familjes shqiptare. 

Senca parlamentare para miratimit të ligjit për ‘Barazinë Gjinore’ ishte tejet e nxehtë, me debate, akuza dhe ofendime. Ndër më të pikantët ishte ai i kreut të PD-së Sali Berisha jashtë sallës së Kuvendit, ku akuzoi ambasadorin e BE-së, se po përpiqet që t’i imponojë shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore.

“Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar.

Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare”, tha Berisha dje jashtë sallës së Kuvendit.

Kjo deklaratë nxiti reagimin e menjëhershëm të Komisioneres për zgjerim, Marta Kos, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale, tha kjo nuk është agjendë personale e askujt, por vlera thelbësore të BE-së dhe të drejta themelore.

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë përbërëse e së drejtës së BE-së. Këto janë vlera thelbësore të BE-së dhe të drejta themelore. Ne mirëpresim miratimin e ligjit për Barazinë Gjinore nga Parlamenti Shqiptar mbrëmë”, shkroi mbrëmë Marta Kos.

Menjëherë pas reagimit të Marta Kos, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i kërkoi opozitës të distancohet nga sulmi ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian, duke e cilësuar si “të turpshëm” dhe të dëmshëm për vetë Partinë Demokratike.

Edhe njëherë, në parantezë, uroj e shpresoj që deri në fund të kësaj seance dikush nga Partia Demokratike të gjejë fuqinë dhe forcën të distancohet nga ai sulm i turpshëm sot kundër ambasadorit të BE-së”, tha Balla.

Pas kësaj, Balla kërkoi që ndaj Berishës të merrej masë disiplinore, duke kërkuar përjashtimin e tij nga Kuvendi për 2 muaj./Pamfleti

2 Komente

  1. S
    Sotiri

    Maloku, dihet se sa keq i ka bërë Vendit! Nga ana tjerër ne lidhje me orientimin seksual dhe barazine gjinore, ai ka te drejte. Kurr mos u befshim anetare të BE, por jo të behemi BQ dhe prindi 1, prindi 2 dhe komshiu....

    1. S
      Safi mashkull

      Gezuar oooo dele-deshe ooo dhi dhe capinj Te Shpiperise! Taulantit tani mund t’i thoni dhe Taulanta se ju lejon ligji!

      Lini një Përgjigje