Politike 8 Maj 2023, 22:25

"Nuk ndalen në babëzi", Meta bën denoncimin: U kanë vënë syrin 'Varrezave të Dëshmorëve', do ndërtojnë kompleks

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk ndalen në babëzi", Meta bën denoncimin: U

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një denoncim të fortë ku tha se po tentohet spostimi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, për të ndërtuar një kompleks.

I ftuar në emisionin Çim Peka Live, Meta ka hedhur akuza ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama duke thënë se këta nuk ndalen në babëzinë dhe papërgjegjshmërinë e tyre.

Më tej, ai tha se duhet të ndalojmë shkatërrimin e Tiranës, Durrësit dhe Beratit.

"Po të lihen këta, jo vetëm Pallatin e Brigadave do ta kafshojnë, kishin një plan, më dërgonin një sekser që po doli ky plani ti ke ndonjë problem për Pallatin e Brigadave? Sikur ta hapim kështu, ta shikojmë... Këtë punë bëjnë këta. Po ta dinë edhe veteranët që këta i kanë vënë syrin edhe Varrezave të Dëshmorëve për t'i spostuar për të ndërtuar një kompleks. Këta nuk ndalen në babëzinë dhe papërgjegjshmërinë e tyre. Edhe këtë plan e kanë. Duhet të ndalojmë shkatërrimin e Tiranës, të Durrësit, të Beratit. Në qendër të Beratit një beton i tmerrshëm", u shpreh Meta.

ilri meta kompleks denoncim varrezat e deshmoreve