Politike 8 Maj 2023, 22:27

Benet Beci gati të shkruajë historinë në Shkodër? Sondazhi final e nxjerr fitues përballë Bardh Spahisë

Shkruar nga Pamfleti

Benet Beci gati të shkruajë historinë në Shkodër?

Nëse zgjedhjet lokale në do të zhvilloheshin nesër, fitues në Shkodër me avantazh të ngushtë do të shpallej Benet Beci me 50.2 për qind të votave.

Sipas sondazhit të “Angi Ricerche” dhe Top Channel, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia, merr 49.8 përqind të votave, ndryshe nga sondazhi i parafundit ku ishte në avantazh.

Të pyetur se kush nga kandidatët për kryetar bashkie po e bën më mirë fushatën zgjedhore, 49.6% kanë zgjedhur kandidatin e “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahinë dhe 50.4% kandidatin e PS, Benet Becin.

Nëse zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin ditën e nesërme, të pyetur nëse do të merrnin pjesë në votime, 53% të qytetarëve janë shprehur “Sigurisht që po” dhe “Ndoshta po”.

Ndërkohë, 45.2% e qytetarëve të bashkisë së Shkodrës do të votonin koalicionin “Bashkë Fitojmë”, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin nesër.

Sipas sondazhit, 32.4% e qytetarëve do të votonin Partinë Socialiste nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin nesër.

16.1% e qytetarëve do të votonin Partinë Social Demokrate dhe vetëm 4.9% e qytetarëve do të votonin Partinë Demokratike me në krye Enkelejd Alibeajn.

Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe Top Channel në bashkinë e Shkodrës është zhvilluar nga data 1 deri më 5 maj 2023. Gjithsej, janë intervistuar 803 zgjedhës, ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind.

beci spahia sondazhi