TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shtator 2025, 22:22

Nuk qëndroi në grupin e PD, reagon sërish Mesila Doda: Opozita nuk ka një deputet më pak

Shkruar nga Pamfleti

Nuk qëndroi në grupin e PD, reagon sërish Mesila Doda: Opozita

Deputetja Mesila Doda ka reaguar pas debateve të fundit mbi pozicionimin e saj në Kuvend, duke sqaruar se është pjesë e opozitës dhe përfaqësuese e PDIU-së, edhe pse nuk është regjistruar në asnjë nga grupet parlamentare të krijuara së fundmi.

Ajo thekson se ka qenë dhe mbetet në koordinim me drejtuesit e grupit parlamentar të PD për çdo aksion dhe qëndrim opozitar, duke nënvizuar se mungesa në një grup të veçantë nuk e përjashton nga rreshtimi opozitar.

Postimi i plotë

Meqenëse po shoh një stuhi në gotë të ngritur nga soj-soj mendjesh, jam e detyruar të bëj këtë sqarim.

Në zgjedhjet parlamentare jam regjistruar si deputete e PDIU-së, në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Në konfigurimin e ri të grupeve parlamentare kam mësuar që janë krijuar tre grupe dhe, në pamundësi për të krijuar një grup parlamentar të PDIU-së, nuk jam regjistruar në grupet aktuale, por jam pjesë e opozitës duke ruajtur identitetin e forcës politike që përfaqësoj.

Nëse do të kishte qenë një grup i përbashkët opozitar, padyshim do isha pjesë e këtij grupi.

Kam qenë dhe jam në koordinim me kryetarin e grupit të PD për çdo aksion dhe qëndrim politik të opozitës.

Dashakeqësve që sot ju “qan” zemra për opozitën, mund t’ju them se opozita nuk ka një deputet më pak dhe se qëndrimet politike opozitare janë krejtësisht të koordinuara.

Të mos bësh pjesë në një grup parlamentar nuk të përjashton nga opozita.

 

Lini një Përgjigje