TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 23:53

Numërohen edhe 4 kuti në Devoll, ja si ndahen votat mes Ramës e Berishës; rezultati paraprak për Korçën

Shkruar nga Pamfleti

Numërohen edhe 4 kuti në Devoll, ja si ndahen votat mes Ramës e

Del rezultati i zgjedhjeve për 4 kutitë e numëruara deri më tani në Devoll të Qarkut të Korçës.

Referuar të dhënave të raportuara nga 4 kutitë e numëruara, koalicioni ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ e drejtuar nga Sali Berisha ka një avantazh me 4 vota në kutinë e Pilurit, ndërsa në 3 kuti të tjera kryesojnë socialistët e Edi Ramës.

Në total nga këto katër kuti në Devoll, PS ka grumbulluar 583 vota, ndërsa PD 458.

Rezultatet për 4 kutitë e numëruara në Devoll janë si më poshtë:

Vromisht: PS – 169 vota / PD – 92 vota

Vranisht: PS – 124 vota / PD – 97 vota

Progër: PS – 160 vota / PD – 135 vota

Pilur: PS – 130 vota / PD – 134 vota

Gjithashtu në Qarkun e Korçës janë numëruar edhe 4 kuti në Pustec ku socialistët numërojnë 518 vota dhe PD-ASHM 241 vota

Duke përfshirë edhe votat nga Pusteci, PS ka një avantazh të dukshëm me gjithsej 1,119 vota, ndërsa koalicioni PD-AASHM renditet i dyti me 639 vota. Pjesa tjetër e votave është shpërndarë ndërmjet partive më të vogla:

Nisma Thurje: 0.58%

PSD: 0.10%

Partia Mundësia: 0.77%

Lini një Përgjigje