Si ministre Shëndetësie, me urdhër të Bablokut e nën hije të tij, Ogerta firmosi vjedhjen e 38 milionë Euro të “Covid-19” me tenderë sekret; ndërsa duke përdorur sekretaren e Përgjithshme Gelardina Prodanin, i shtoi 45 milionë Euro PPP- Sterilizimit me falsifikime çmimesh e sasie të seteve kirugjikale, por SPAK e thirri vetëm njëherë...
Në interpelancën parlamentare për vrasjen e nxënësit 14-vjeçar Martin Cani, ministrja Ogerta Manstirliu, lexoi një hartim shfajësues dhe bëri një paradë arritjesh në arsim pa thënë asgjë konkrete, duke falenderuar Bablokun si “udhërrëfyes e fanar ndriçues” i qeverisë.
Edhe në këtë rast, Ogerta Manastirliu zbuloi rolin e saj nën hijen e Bablokut, duke firmosur vjedhjet me tenderë e PPP, bashkë me kompanitë klienteliste e familjarëve të krerëve të pushtetit, kur ishte Drejtore e QSUT, kur ishte ministre Shëndetësie dhe prej 14 muajsh ministre Arsimi.
Kur Babloku krijoi qeverinë me 80% gra, deklaroi se ato janë “korrekte me ligijn, të afta e nuk vjedhin”; por faktet kanë treguar, se ai i ka përdorur për të firmosur pazaret e tij në koncesione, tenderë, ankande e shitje të pasurive, të njohura tashmë si ikonat e korrupsionit.
Referuar fakteve e dosjeve, Ogerta Manastirliu rezulton më e korruptuara në 12 vitet e pushtetit, duke vepruar nën hijen e Bablokut, prej të cilit, i është lënë rrugë e lirë për të firmosur vjedhje, ndërsa ajo ka marrë guxim prej tij e nuk po ndalet.
Guximin për të firmosur vjedhjet, Ogerta e mori në vitet 2004-2011, kur ishte drejtore e projekteve dhe drejtore për strehimin e shërbimet sociale, që sipas KLSH e Prokurorisë së Tiranës, firmosi sikur gjoja u dhanë 350 kredi e banesa sociale dhe sikur u shpenzuan 42 milionë Euro për mbështetjen e familjeve të varfëra, jetimët, invalidët e komunitetet rome e egjiptian.
Por ajo nuk u prek, ngaqë pati mburojën e Bablokut kryetar bashkie, me qoka te prokurorët dhe gjyqatarët e atyre viteve; dhe me heshtje të qeverisë së PD, ngaqë bashkëshorti i saj, Ermal Gjini ishte krye-këshilltar i ministrit Genc Ruli dhe punonjës i gazetës “Rilindja Demokratike”.
Për guximin në firmosjen e vjedhjeve, Babloku e emëroi Ogertën Drejtore të QSUT, ku gjatë detyrës në vitet 2013-2017, KLSH konstatoi 215 milionë Euro të vjedhura vetëm nga tenderët.
Ndërsa në depon farmaceutike të QSUT, u gjetën 23 milionë Euro ilaçe të skaduara, të cilat duheshin asgjësuar dhe figuronin të asgjësuara ne letra; por që me urdhër të drejtores Ogerta Manastirliu, ilaçet ishin deklaruar sikur ishin blerë me tenderë e përdoreshin për pacientët.
KLSH e çoi dosjen në prokurori, por përsëri, Ogerta u trajtua si “drejtore në hije” dhe hetimi iu pushua; ndërsa në shtator 2017 Rama e emëroi ministre Shëndetësie, ku Ogerta tregoi guximin për të vazhduar vjedhjet me 3 PPP-të që kishte firmosur Beqja dhe firmosi edhe PPP-në e laboratorëve.
Gjatë detyrës si ministre Shëndetësie, me urdhër të Bablokut e duke qëndruar në hije, përdori sekretaren Gelardina Prodani, duke i shtuar 45 milionë Euro PPP- Sterlizimit, me falsifikime çmimesh e sasie të seteve kirugjikalë, por SPAK e thirri vetëm njëherë.
Gjatë detyrës si ministre Shëndetësie, Ogerta firmosi vjedhjen edhe 20 milionë Euro TVSH dhe 33 milionë Euro pagesa, që Vilma Nushi bëri me numrin e kontrolleve e faturave false për Check-up, por SAK e la përsëri jashtë vëmendjes, megjithëse këto vjedhje u vërtetuan.
Gjatë detyrës si ministre Shëndetësie, Ogerta Manastirliu, nën hijen e Bablokut firmosi vjedhjen e 38 milionë Euro të “Covid-19” me gjoja tenderë sekret, por megjithëse dosja është në SPAK prej 4 vitesh, Ogerta nuk po preket megjithëse është firmosësja e kësaj vjedhjeje.
Në 16 muaj ministre Arsimi, Ogerta ka zhdukur me tenderë e projekte fikive, 11 milonë Euro për gjoja riprodhim tekstesh shkollore, tekstesh për diasporën, pajisjen e bibliotekave dhe dixhitalizimin e shkollave, pa harruar tenderët e investimeve në shkolla.
Vjedhjet në arsim, Ogerta i bënte duke qëndruar nën hijen e shoqes së saj Zv/ministre Arsimi, Albana Tola, të cilën ia largoi Babloku kur filloi hetimi, por Ogertën nuk e largon./Pamfleti
Lini një Përgjigje