Politike24 Shkurt 2023, 20:03

Sulmoi Ramën për inceneratorët, Meta i del në krah Ametajt: Nuk mund të miratoheshin vendimet pa bekimin e kryeministrit

Shkruar nga Pamfleti

Sulmoi Ramën për inceneratorët, Meta i del në krah Ametajt:

Deklaratat e një dite më parë të Arben Ahmetajt kanë trazuar politikën shqiptare. Ai sulmoi kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar të mos bëjë gjykatësin për aferën e inceneratorëve.

Por deklaratat e tij janë pritur me entuziazëm nga dyshja Meta-Berisha, të cilët e kanë marrë disi në mbrojtje ish-ministrin. Berisha ishte sot ai që e shfajësoi Ahmetjn nga afera, teksa sot në mbrëmje të njëjtën gjë bëri edhe Ilir Meta.

Meta tha se ish zv/kryeministri, nuk ka gënjyer në deklaratat e bëra, duke theksuar se pavarësisht se kishte pasur përgjegjësitë e veta, Ahmetaj nuk do të arrinte të miratonte 17 vendime qeverie brenda një dite pa dijeninë e kryeministrit, Edi Rama.

Si tha dje ish ministri Arben Ahmetaj? Tha “nuk isha unë kaq i fuqishëm sa të vija në lëvizje qeverinë, për punën e inceneratorëve”. Normale, ai nuk ka gënjyer. Ai ka përgjegjësitë e veta si ministër, por si mund të futen 17 vendime të paligjshme në një ditë, të cilat me procedura normale do të kërkonin 6 muaj.

Vetëm me urdhër të Ramës, që të vjedhë Edi Rama qytetarët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por të fusë edhe shokët e tij një nga një në burg, sic i ka futur. Njëherë Lefterin, njëherë Saimirn…vetëm që të shtyjë ditët e veta dhe agonitë e veta sepse është i pashpresë”, u shpreh Ilir Meta.

meta ahmetaj inceneratoret