Politike24 Shkurt 2023, 18:01

“Dhuna nuk është zgjidhje, boll u tallët me demokratët”, Evi Kokalari sulmon Berishën: Nuk fiton nëse rri krah Metës

Shkruar nga Pamfleti

“Dhuna nuk është zgjidhje, boll u tallët me

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka sulmuar sërish Sali Berishën

Dikur një mbështetëse e këtij të fundit, ajo sot kërkon që të mos i shkojë pas Ilir Metës.

Në një postim të bërë në facebook, Kokalari ka përcaktuar 5 pika të cilat sipas saj do të sillnin fitoren e Berishës në lëvizjen e nisur të cilën ai e quan ‘revolucion’. Mes pikave, Kokalari i kërkon Berishës të tregojë se ka prioritet interesin e shqiptarëve dhe jo atë personal.

Postimi i Kokalarit:

Nëse Berisha vërtet do ta fitojë këtë ’revolucion’, ai duhet të:

1- Prishë koalicionin me LSI

2- Penalizojë manipuluesit dhe hajdutet brenda PD, dhe kur këta janë njerëzit e tij më të besuar

3- Hap partinë dhe hap rrugën për meritokracinë e vërtet duke garantuar garë të barabartë për të gjithë kandidatët

4- Trego që interesin e Shqiptarëve e ka prioritet, mbi interesin personal

5- Kërko zgjedhje parlamentare të parakohëshme

Ka ikur koha e revolucionit me dhunë. Në rradhë të parë merr votën e elektoratit. Sigurisht Rama vodhi vota ne 2021, por Luli do kishte fituar po mos kishte pazare apo presione me dosjen e FBI.

Dhuna nuk është përgjigje. Boll u tallët me demokratët.

Berisha ka këshilltar shumë të dobët rreth vetes, të cilët i hapën gropën me budallallëkun dhe injorancën e tyre. Kjo është fatkeqësi sepse Berisha po ta kishte luajtur drejt kësaj rradhe, do kishte shumë mbështetje sot.

kokalari berisha meta dhune