
Deputeti Dashnor Sula bëri një analizë të situatës ku ndodhet Partia Demokratike dhe opozita në tërësi. I ftuar në studion e “Off the Record”, në A2 CNN, Sula tha se opozita është në gjumë letargji dhe se Rama bën çfarë të dojë. Sipas tij, opozita është e zënë duke kërkuar armiqt brenda vetes.
“Opozita është pothuajse zero nga 11 maji. Opozita ndjek çfarë bën qeveria, për të bërë ndonjë lajm. Vetë nuk ka çfarë bën. Opozita sulmon ato që ka target të vetët personal. Edhe për inceneratorin e Elbasanit, kur flisja unë, të tjerët nuk e hapnin gojën se kanë interesa. Kur nuk ka opozitë, Rama është në luks. Rama bën çfarë të dojë, ndërkohë që opozita e ka mendjen te armiqtë e brendshëm, te privilegjet, te përjashtimet e ne të tjerëve nga Kryesia, nga grupi parlamentar”, tha Sula.
Më tej, Dash Sula theksoi se opozita po kthehet në një kioskë që drejtohet nga dy persona, Sali Berisha dhe Flamur Noka.
“Nga një sh.a. me qindra mijëra anëtarë, që kishin kontribute, po përfundon në një kioskë ku gatuhet grosha nga Sali Berisha dhe shitet grosha nga Flamur Noka”, shtoi Sula.
Lini një Përgjigje