TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Dhjetor 2025, 13:22

“Doktor, PD ka nevojë të pastrohet, por duhet edhe më shumë tolerancë”, ish-dhjetoristi ia thotë në sy Berishës

Shkruar nga Pamfleti

“Doktor, PD ka nevojë të pastrohet, por duhet edhe më

Sot është 35-vjetori i lëvizjes studentore ’90, që u pasua me vendosjen e pluralizimit në Shqipëri. Një aktivitet përkujtimor u organizua në Qytetin Studenti, atje ku 35 vite më parë lindi lëvizja studentore. Të pranishëm në aktivitetin e organizuar nga demokratët ishin familjarë të liderit të asaj lëvizjeje, Azem Hajdarit, kreu demokrat, Sali Berisha, por edhe studentë të asaj lëvizjeje.

Njëri prej tyre, Osman Stafa, ish-kreu i degës së PD-së në Durrës, nuk ka nguruar që t’ia thotë në sy disa gjëra kreut demokrat, Berisha.

“Ne disa faza i kemi kaluar, por jo çdo fazë e tij ka treguar që e pjek burrin. Ne kemi nevojë për më shumë mirëkuptim me njëri-tjetrin, për tolerancë dhe për të qenë më të vendosur.

E fundit që do të sugjeroja, ka një parim, nëse një pjesëtar familjeje në darkë lëviz dhe kthehet në mëngjes, ai nuk është më pjesë e familjes. Unë atë pjesëtar të familjes e pastroj. Ne kemi nevojë të pastrohemi, doktor Berisha, ne duhet të jemi vetvetja, shqiptarët shpresojnë dhe besojnë tek ne”, u shpreh Stafa.

 

Lini një Përgjigje