Mbesa e peshëngritësit të ndjerë, Ymer Pampuri, njëkohësisht deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, ka reaguar lidhur me arritjen e fundit të mundësit rus që përfaqësonte Shqipërinë në Olimpiadën e Parisit.
Reagimi i saj ka të bëjë me hipokrizinë e politikanëve, të cilët sot i “bashkohen” suksesit të mundësit me origjinë ruse, ndërsa sa ishte në jetë lanë në harresë të plotë xhaxhain saj.
Ajo theksoi se politika u turret artistëve dhe sportistëve vetëm në rastet kur ato përbejnë lajm dhe më pas i lënë në harresë. Sipas saj e njëjta gjë ndodhi dhe me xhaxhain e saj i cili kurrë nuk mori mirënjohjen dhe respektin që meritonte.
Reagimi i Orjola Pampurit:
Urimet më të përzemërta për medaljen olimpike të peshëngritësit të ekipit tonë kombëtar Chermen Valiev.
“Ymer Pampuri, xhaxhai im i ndjerë, u harrua nga shteti e shtetarët, soji i këtyre që sot mbajnë radhë kush e kush të uroje i pari për fitore.
Në 1972 u kthye nga Mynihu me fitore, për te cilën bëri krenar çdo shqiptar. Në ato vite të errëta të diktaturës në Shqipëri, bëri që emri i Shqipërisë të dëgjohej në Botë.
Sportistët, artistët nderohen në çdo kohe, jo vetëm ditën qe fitorja e tyre bën lajm, por edhe kur fitorja e tyre shkruhet në histori, këta janë ambasadorët tanë më të mirë për të përçuar emrin dhe vlerat e Shqipërisë nëpër botë.
Lini një Përgjigje