Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për medit foli lidhur me protestën e djeshme kombëtare, teksa theksoi se dënon 'terrorin policor' ndaj protetsuesve.
Kreu i PD akuzoi qeverinë për lidhje me struktura kriminale dhe për kontroll të paligjshëm mbi të dhënat e qytetarëve.
Berisha deklaroi se beteja e opozitës do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë aktuale, ngritjen e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.
“Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se kemi të bëjmë me një përballje jetë a vdekje të demokracisë shqiptare. Edi Rama nuk do ti heqë imunitetin lubi Ballukut sepse eshte vetë prapa akteve të kryera prej saj. Edi Rama po blen kohë. Është i gatshëm dhe i aftë të ndryshojë çdo ligj dhe rregullore që të nxjerrë gjithçka jaashtë përgjegjësisë ligjore. Kjo do të shënonte vdekjen e opozitës dhe asgjësimin politik të saj.
I garantoj shqiptarët se shuarja e opozitës është shuarja e sovranitetit të brendshëm .Nuk mundet kurrë që një bandë kriminale, e implikuar në akte të rënda, pengmarrje e zhdukje, kontrolle të të dhënave të qytetarëve shqiptarë, të të gjitha lëvizjeve të transaksioneve, të vazhdojë...ndaj dhe beteja jonë vazhdon deri në fitore dhe do ta fitojmë këtë betejë. Edi Rama mendon t'i përdorë mandatet si majoneta krimi por gabohet rëndë. Gjithçka është në dorë të qytetarëve tani.
Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe, provokacionin dhe terronin policor ndaj të rinjve që nuk kanë kryer absolutisht aktin më të vogël të dhunës. Janë ndaluar 10, nga të cilët 4 janë arrestuar. Dy prej tyre janë kosovarë, turistë të ardhur, dhe janë arrestuar nga policia sapo kanë marrë vesh që janë kosovarë që të akuzonin edhe qytetarët e ks për pjesëmarrje në protestë. E vërteta është që ata të dy kanë ardhur si turistë", tha Berisha.
Lini një Përgjigje