TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Dhjetor 2025, 13:26

Protesta e opozitës, Berisha: Beteja për largimin e Ramës do të vjijojë

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës, Berisha: Beteja për largimin e Ramës do

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka falenderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën e djeshme përballë Kryeministrisë.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha tha se dje u inagurua misioni i ri i opozitës duke theksuar se beteja për largimin e Ramës do të vijojë.  Kreu i PD deklaroi se policia bëri terror ndaj të rinjve që morën pjesë në protestën e djeshme.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohejn më të thellë, nderimin më të madh për të gjithë ata që mbushën sheshin në protestën më të fuqishme, paqësore që mvbahet mend ndonjëherë. Inaguruan dje misionin e ri të opozitës, shpëtimin e demorkacisë, familjes shqiptare dhe Shqipërisë. Secili pjesëmarrës firmosi dje kontratën për t’i dalë për zot Shqipërisë.

Dua t’i falenderoj që u përmbajtën ndaj zemërimit dhe urrejtjes ndaj narko qeverisë. Kjo është një betejë në vijim. Është një organizim me një rëndësi të jashtëzakonshëm dhe me një mesazh për Ramën dhe qeverinë e tij. Ky mesazh përmblidhet në një fjalë të vetme: Largohuni!”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje