TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2023, 11:10

Paniku i çiftit matanë gardhit të vilës së “Berishëve” në Lalz

Shkruar nga Pamfleti
Paniku i çiftit matanë gardhit të vilës së
Komshinjtë e Lalzit /

Ashtu si Sali Berisha, as imuniteti i Monikës si deputete, nuk mund të shpëtojë lirinë dhe pasuritë e tyre të zeza, mbasi me vendimet ndaj familjes “Berisha”, drejtësia e re vendosi një standard tjetër, duke ua kujtuar; se kur i vodhën pasuritë kishin pushtet e imunitet, ndërsa sekuestrimi e prangat nuk njohin imunitet...

Kyçi dhe shiriti i sekuestros, që SPAK vendosi të vila luksoze e familjes “Berisha” në Lalz, ka shkaktuar makth te aleati, miku e komshiu i tij Ilir Meta dhe bashkëshortja bashkëpronare e bashkë hajdute, Monika Kryemadhi.

Të dy legjendat kanë 4 të përbashkëta:

1. Vilat e tyre në Lalz ndahen nga një gardh, të ndërtuara dhe të lartësuara si objekte e të zgjeruara me nga 2000 m2 mbi toka shtetërore, të grabitura e transformuara si parqe kështjellash perandorake e me roje private.

2. Të dy kanë qenë familje presidenciale e kryeministrore, marrë nën hetim nga drejtësia e re, për shumë dosje krimesh e aferash të mëdha korrupsioni me pasuritë dhe financat publike

3. Vilat dhe pasuritë e shumta që disponojnë, i kanë vendosur gjatë pushtetit të tyre, duke shfrytëzuar fuqinë absolute si kryeministra.

4. Të dy kanë sajuar vendime, akte normative e ligje, për të grabitur me letra false, duke u shitur “me 5 lekë” dhe dhuruar pasuri shtetërore familjarëve, miqve e klientëve të tyre.

Por deri tani, mes tyre ka një ndryshim: ndaj familjes “Berisha” ka nisur procesi gjyqësor për pasuritë e grabitura, ndërsa familja “Meta-Kryemadhi” po hetohet, por drejtësia nuk i ka çuar akoma letrat për gjykim.

SPAK dhe Gjykata e Posaçme, akoma nuk kanë vendosur shiritat e sekuestros te vila e Lalzit, pallatet, tokat, trojet, apartamentet, bizneset e llogaritë bankare të çiftit mafioz Meta-Kryemadhi; shumica të fshehura me emra aktorësh, këngëtaresh, sportistësh, ish-drejtuesish policie, trafikantësh dhe te kunati e vëllai Drini Kryemadhi.

Por pavarësisht se ende nuk u është çuar pusulla e drejtësisë, qetësia e familjes “Meta-Kryemadhi” është prishur e ata janë tmerruar, pas vendimit penal “Detyrim paraqitje” për Sali Bersha, pas prangosjes së dhëndrit të tij dhe rrethimit me shirit sekuestroje të vilës në Lalz, që ndahet me një gardh nga vila e tyre.

Sepse Iliri dhe Monika e dinë, që janë të njëjtë në vjedhje e janë futur në “rreth të kuq” nga SHBA, SPAK e Gjykata Speciale, prandaj janë në pritje makthi, që vila dhe pasuritë e tyre, të kenë fatin e vilës dhe pasurive të “Berishëve”.

Pa dyshim, që kur të vendoset sekuestro te vila e tyre në Lalz, te apartamentet, pallatet  e llogaritë bankare, do shohim të njëjtën përpëlitje: Monika Kryemadhi do mbrohet pas imunitetit si deputete, për të mos i prekur pasuritë, e ndoshta për të mbrojtur lirinë e Ilir Metës dhe të sajën.

Por ashtu si Sali Berisha, as imuniteti i Monikës si deputete, nuk mund të shpëtojë lirinë dhe pasuritë e tyre të zeza, mbasi me vendimet ndaj familjes “Berisha”, drejtësia e re vendosi një standard tjetër, duke u kujtuar, se kur i vodhën pasuritë kishin pushtet e imunitet, ndërsa sekuestrimi e prangat nuk njohin imunitet./Pamfleti

paniku i çiftit lalzi vila e berishëve meta monika

Lini një Përgjigje