Politike 2 Mars 2023, 16:43

Paralajmëron Frrok Çupi: Berishistët po përgatiten për protestë të dhunshme nesër

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron Frrok Çupi: Berishistët po përgatiten

Analisti Frrok Cupi ka komentuar zhvillimet politike duke u ndalur fillimisht tek mocioni me debat në kuvendin e Shqipërisë për çështjen e “McGonigal” e kërkuar më herët me aq shumë ngulm nga opozita.

Duke komentuar në një intervistë për “ABC News” akuzat e fundit ndaj DASH për gjobvënie të cilat janë hedhur poshtë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Cupi tha se opozita është në hall me dy ish presidentë të cilët akuzohen për korrupsion dhe minues të demokracisë.

Opozita është në një hall shumë të madh për shkak të Sali Berishës. Amerika dhe qeveria e Shqipërisë sulmohet nga dy ish president që janë më të korruptuarit në botë, njerëzit që janë në krye të listës për minim të demokracisë. Ëndrra e tyre shumë don kishoteske, është që të hedhin akoma ndaj zyrtarit të DASH me idenë se ne jemi zotër të Ballkanit, por këto akuza do ta çojnë Sali Berishën në ferr”, tha ai.

Çupi ngre shqetësimin sesi do të shkojë protesta e datës 3 mars, ditë kur pritet vendimi i gjykatës së Apelit për vulën e PD.

Kam shumë miq në PD se jam vetë një krijues i saj, kam marrë vesh gjëra absurd se po përgatiten me bisht, lopata e sëpata për t’u përgatitur nesër për një demonstratë të dhunshme. Në të gjitha rrethanat nuk do ketë një vendim që të çregjistrojë PD pasi ajo është legale dhe ligjore”, tha Çupi.

Çupi e përjashton mundësinë që gjykata e apelit ta çoj çështjen e vulës dhe logos së PD për rigjykim.

berisha proteste frrok cupi