TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 19:20

Afera CEZ-DIA/ Meta frikë nga prangat dhe sekuestrimi i pasurisë, kërcënon SPAK: S’ka institucion në botë që më bën presion

Shkruar nga Pamfleti
Afera CEZ-DIA/ Meta frikë nga prangat dhe sekuestrimi i pasurisë,
Ilir Meta duke hyrë në SPAK

Halli më i madh i Metë është pasuria. Në momentin që do të merret i pandehur, Kodi i Procedurës Penale detyron SPAK të nisë hetim pasuror ndaj tij.

Ilir Meta ka filluar ta dëgjojë trigëllimën e prangave. Për 32 vite ka livadhisur i qetë, ndonëse i ka dalë emri në shumë skandale, por duket se laku po ngushtohet. Meta u thirr një ditë më parë në SPAK për të dhënë llogari për aferën CEZ-DIA dhe sot ai ka dhënë sinjale se ka filluar të trembet.

Ndonëse dje u tregu garip dhe deklaroi se do shkojë në prokurori sa herë ta thërrasin sepse është me “duar të pastra”, sot kërcënoi organin e akuzës. Meta ishte sot në një mbledhje me strukturat e Elbasanit dhe shigjetoi prokurorinë, e cila e ka futur në rreth të kuq.

Nuk ka institucion në botë që i bën presion Ilir Metës. Këtë e kam bërë të qartë. Kam folur dhe për këta amerikanët e Ramës, që po i kap drejtësia amerikane. Kam bërë disa kallëzime në SPAK. Edhe kur erdhi ftesa e prita me shumë kënaqësi, se mendova se do ishte ndonjë nga kallëzimet që kam bërë me vjedhje mld euro. Mendova se ishte ndonjë nga ato çështje. Kuptova se më kishin thirrur për inceneratorët, për ato mld euro që janë vjedhur. Nuk kemi asnjë shqetësim me drejtësinë, pasi kam qenë korrekt në zbatim të kushtetutës. Unë kam qenë politikan që kam dhënë dorëheqje edhe kur kam pasur të drejtë, dhe kam thënë; hetoni! Ilir Meta nuk ka firmosur kurrë për PPT në jetën e tij, pa e parë mirë. Të gjithë ata që kanë punuar me Metën, kam marrë këtë porosi gjithmonë”, tha ai.

Por halli më i madh i Metë është pasuria. Në momentin që do të merret i pandehur, Kodi i Procedurës Penale detyron SPAK të nisë hetim pasuror ndaj tij. Meta ka pasuri miliona euro dhe me shumë mundësi ajo do konfiskohet nëse ai dënohet. Si duket Likja ka filluar ta ndjejë se me amerikanët nuk luhet dot. /Pamfleti

 

meta spak sekuestrimi i pasurise

Lini një Përgjigje