
Analistët Andi Bushati dhe Ola Xama debatuan me Agron Shehajn, kryetar i partisë “Mundësia” për financimin e partisë prej tij dhe problemet që mund të krijojë kjo për demokracinë në parti. Bushati tha se fuqia e parasë mund të ndikojë te demokracia e brendshme në parti, ndërsa Shehaj u përgjigj se rivalët duhet të gjejnë edhe financimet për partinë, përveç ideve më të mira.
Pjesë nga biseda në "Mcn Tv"
Bushati: Një nga sulmet që ju bëhen është që ju e financoni vetë partinë. Duket sikur Mundësia kthehet në pamundësi për shkak të parave tuaja.
Shehaj: Nëse dikush nesër do të dojë të kunkurojë kundër meje, duhet të japë një vizion më të mirë se i imi.
Bushati: Të gjejë edhe lekët.
Shehaj: Po, normal, se duhet të mbahet në një farë mënyre. Ne kemi 10 muaj që ekzistojmë dhe unë jam financuesi kryesor.
Bushati: Për këtë ramë dakord.
Shehaj: Është një avantazh shumë i madh. Nëse Barbara Doda nesër thotë: shikoni se Agroni dështoi dhe unë dua ta konkuroj se e bëj më mirë se Agroni, Barbara duhet të mendojë se si do të financohet partia.
Bushati: Zero shanse Barbara. Është pak si parti ndërmarrje, kupton? T’i marrësh Berluskonit partinë, ia merrje dot? Vdiq atje.
Shehaj: Po nuk ia merrje dot, se nuk doli një njeri i aftë si Berluskoni. Po nuk bëhet ky krahasim mund ta bësh pas 20 vitesh.
Bushati: Është dominimi i parasë ndaj demokracisë.
Shehaj: Nuk është se unë e financoj partinë dhe nëse nuk jam kryetar nesër, them se nëse votoni Barbarën në një garë të mundshme, s’ka kokërr leku nga unë. Por sigurisht kush garon kundër meje duhet të vrasë mendjen që të ketë më shumë mundësi për të më mundur.
Xama: Pra ju nuk keni mundësi të barabarta brenda partisë, këtë jeni duke thënë? Është parti personale, apo ka disa ide?
Shehaj: Qëllimi ynë është të marrim pushtetin, por po diskutonim se çfarë avantazhi kam unë që kam mundësi financiare. Ndikon për mirë se sot na garanton lirinë, nesër ndikon për keq se Barbara nuk ka mundësitë. Nëse jemi këtu, nëse jemi të lirë, kjo është falë pavarësisë financiare. Në krahasim me të tjerët nuk ka asnjë parti tjetër që është transparente.
Bushati: Ky është njëri problem.
Shehaj: Ky është një problem shumë i madh.
Bushati: Me këtë financim, ka një problem me demokracinë e brendshme të një partie.
Lini një Përgjigje