Politike 8 Maj 2023, 21:23

Partitë shpenzojnë më shumë sesa raportojnë, Celibashi: E pamundur të gjurmojmë paratë në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Partitë shpenzojnë më shumë sesa raportojnë, Celibashi:

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u shpreh se KQZ e ka të pamundur të gjurmojë paratë që partitë politike shpenzojnë gjatë fushatës elekorale.

Ndoshta mund të jem pak naiv, por jo aq dhe besoj që shpenzohen më shumë sesa raportohen, por sa kohë që nuk ke një mekanizëm për ta vetifikuar këtë ligjërisht, atëherë do të duhet t’i besosh atij mekanizmi që  është ndërtuar për të bërë verifikimin”, tha kreu i KQZ-së.

I pyetur në emisionin “Pa Censurë” në “RTSH” lidhur se me çfarë parash po e bëjnë fushatën partitë politike, Celibashi tha se kjo pyetje do të marrë përgjigje pas zgjedhjeve.

Është pyetje shumë e mirë për ta. Pas përfundimit të zgjedhjeve. 60 ditë më pas është pyetje shumë e mirë për ne”, tha zoti Celibashi,

Gjithashtu kreu i KQZ-së konfirmoi dijeninë se deri më sot partitë politike nuk i kanë marrë fondet e fushatës, por tha se nuk ishte ai përgjegjësi.

“Nuk është një çështje e KQZ. Ne kemi bërë atë që duhej të bënim. E miratuam vendimin sesa lekë i takonte secilës parti, 1 ose 2 ditë pas miratimit nga Parlamenti të buxhetit. Ky fond nuk i shkon KQZ-së. Kjo është çështje e thesarit, e buxhetit të shtetit”, u shpreh Celibashi,

celibashi kqz zgjedhjet