TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shtator 2025, 20:27

Pas dështimit me inceneratorët, Qeveria 'Rama' miraton projektligjin për menaxhimin e mbetjeve!

Shkruar nga Pamfleti

Pas dështimit me inceneratorët, Qeveria 'Rama' miraton

Pas dështimit të projekteve të inceneratorëve dhe miliona eurove të shpenzuara për to, kryeministri Edi Rama dhe qeveria që ai drejton kanë ‘kapërcyer’ si pa të keq në një ‘faqe të re’ të trjatimit të mbetjeve në vend, duke përdorur si justifikim “përfarimin me legjislacionin e Bashkimit Europian”.

Rama dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantuan reformën e re disa ditë më parë, ndërkohë që Qeveria e miratio me shpejtësi sot projektligjin ‘Për menaxhimin e integruar të mbetjeve’, i cili ka për qëllim krijimin e një sistemi për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë. 

Kjo reformë e re për menaxhimin e integruar të mbetjeve, parashikon ndër të tjera dy ligje të reja, krijimin e një kompanie publike si dhe investime për ndërtimin e landfilleve të reja.

Vendimi i plotë Këshillit të Ministrave: "V E N D I M PËR MIRATIMIN E MARRЁVESHJES NDRYSHUESE ME SHKËMBIM LETRASH TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDЁRMJET REPUBLIKЁS SЁ SHQIPЁRISЁ DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE  PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN SHTESË PËR PROJEKTIN E ZHVILLIMIT TË INTEGRUAR URBAN  DHE TURIZMIT, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.70/2022

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12, 19 e 23, të  ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Miratimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin shtesë për projektin e zhvillimit të integruar urban dhe turizmit, ratifikuar me ligjin nr.70/2022, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”."

Ky projekt, parashikon ngritjen e një Operatori Kombëtar për Trajtimin e Mbetjeve, proces që tashmë nuk do të jetë më në dorë të pushtetit vendor, por Bashkitë do jenë ‘klientë’. Shqipëria do të ndahet në 10 zona të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, në të cilat do të ndërtohen 10 impiante të përpunimit dhe selektimit, 3 landfille të reja në Kukës, Dibër e Berat si dhe parashikohet mbyllja e 66 venddepozitmeve aktuale.

Lini një Përgjigje