TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shtator 2025, 19:47

Shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, Begaj: Dënojmë veprimet e Rusisë dhe mbështesim aleatin tonë të NATO-s!

Shkruar nga Pamfleti

Shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga forcat ruse, dhe ka shprehur mbështetje të plotë për vendin aleat.

Me anë të një postim në rrjetin social “X”, Begaj theksoi se Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj ndaj unitetit të Aleancës së NATO-s dhe garantimit të mbrojtjes kolektive për të gjithë vendet anëtare.

“Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me Poloninë dhe mirëpresim reagimin e saj, në koordinim me NATO-n, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe ndaj sigurimit të mbrojtjes kolektive të të gjithë Aleatëve“, shprehet Begaj.

 

Lini një Përgjigje