
Kreu demokrat Sali Berisha deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së se është gati të përballet me votëbesimin e anëtarësisë për pozicionin e kryetarit të kësaj force politike.
“Absolutisht, e pranoj, si nuk e pranoj. Do të ishte marrëzi të pranoj se unë nuk pranoj votëbesimin. Statuti flet për zgjedhje, jo për farsë. Ishte votëbesim, se ishte farsë”, deklaroi Berisha, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me votëbesimin.
Sa i takon analizës mbi humbjen, Berisha tha se patjetër që do të ketë një të tillë. Edhe pse nuk ka një datë fikse se kur do të nisë analiza, kreu demokrat u shpreh i bindur se ajo do të bëhet.
“Nuk ka një datë fikse, sepse janë disa probleme në vazhdim e sipër. Por, askush të mos mendojë se partia nk do t’i nënshtrohet një analize në interesin më të mirë të shqiptarëve”, tha ai.
A e vendosët se kur do të nisë analiza e brendshme?
Berisha: Partia Demokratike është parti e fjalës, e debatit të lirë, e mendimit të lirë. Kështu që, do të jetë një analizë në të cilën absolutisht janë të ftuar, gjithë anëtarët, të gjithë mbështetësit, të japin mendimet e tyre. Nuk ka një datë fikse, sepse janë disa probleme në vazhdim e sipër. Por, askush të mos mendojë se partia nk do t’i nënshtrohet një analize në interesin më të mirë të shqiptarëve.
A e kundërshtoi kush propozimin tuaj në mbledhjen e kryesisë për të hyrë në parlament?
Berisha: Jo, nuk pati. Pati sugjerime për format, por në dijeninë time, jo. Askush nuk e kundërshtoi idenë e hyrjes në parlament.
Drejtuesi i partisë do të jetë njëlloj, Sekretari i Pëgjthshëm, kreu i Grupit Parlamentar, dhe pjesa tjetër?
Berisha: Partia Demokratike ka të gjitha fuqitë për të marrë çdo vendim që e quan të drejtë dhe të arsyeshëm.
Do të ketë zgjedhje?
Berisha: Se çfarë do të ketë partia, ka një statut dhe do të jetë në përputhje me statutin e saj. Por, analiza do bëhet, kjo është e sigurtë.
Bashkë me analizën e këtyre zgjedhjeve, do të keni dhe analizën e vitit 2023, zgjedhjet lokale?
Berisha: Jo, në një mënyrë ajo... ke të drejtë që nuk është bërë, por ajo kishte një arsye tjetër, sepse kryetari i partisë u vendos nën arrest 333 ditë, dhe një seri procesesh u bënë të pamundura. Por, u pregatit libri i zi që i damksoi zgjedhjet. Dhe, mbi bazën e atij libri të zi, mbi bazën e atyre fakteve u votuan 4 rezoluta ndërkombëtare, se e 5-ta është pas zgjedhjeve, në të cilat Edi Rama u cilësua si narodiktator që zhvillon farsa elektorale, mbi bazën e atij libri të zi. Pra, nuk u bë brenda partisë, por bëri një punë, e cila i shërbeu, them unë.
Z.Berisha, edhe pas zgjedhjeve të 2023, të cilat ju i keni cilësuar masakër elektorale, keni hyrë, në votëbesim. Ndërkohë, pas zgjedhjeve të 2025, nuk e pranoni. Pse ky standard?
Berisha: Kush të tha se pranon? Sali Berisha? Absolutisht, sa herë të duan anëtarët. Absolutisht, e pranoj, si nuk e pranoj. Do të ishte marrëzi të pranoj se unë nuk pranoj votëbesimin. Statuti flet për zgjedhje, jo për farsë. Ishte votëbesim, se ishte farsë. Prit një minutë, ju dallojeni. Farsa është farsë, votimi është votim. Në qoftë se, ti fajëson viktimën për kriminelin, pastaj, ky është moral problematik. Nuk do mnd të ndodhë kurrë që kjo parti të bëjë përgjegjës viktimën për kriminelin. Dhe këtu, krimineli i zgjedhjeve është Edi Rama, dhe numri 2, Altin Troplini. Por kjo, absolutisht nuk përjashton kurrë procedurën dhe të drejtën e anëtarësisë së partisë për t’u shprehur lirisht për të gjithe drejtuesit që duhen, përfshirë drejtuesin e PD në kohën e duhur.
Lini një Përgjigje